Rudina Hajdari 'fshikulloi' Bashën, i kthehet Mesila Doda: Nuk fshihesh dot më pas hijes së babës

Publikuar tek: politike, më 08:14 12-05-2019 Rudina Hajdari 'fshikulloi' Bashën, i kthehet Mesila Doda: Nuk fshihesh dot më pas hijes së babës

Deputetja Rudina Hajdari dënoi ashpër dhunën e bërë nga protestuesit mbrëmjen e djeshme dhe fshikulloi kreun e PD-së Lulzim Basha, teksa tha se po minon parimet e paqes dhe pluralizmit.

'Mos e quani veten një 'demokrat' z. Basha, dhe mos besoni që im atë do të kishte mbështetur veprimet tuaja sonte', tha Hajdari, ndërsa shroi se Basha 'edhe pas 30 vjetësh e kopjon Azemin shëmtuar duke perseritur refrenin 'E duam Shqipërinë si gjithë evropa'.

Pas kësaj ka reaguar ashpër ish-deputetja e PDIU, Mesila Doda, e cila i thotë hapur deputetes se nuki mund të fshihet më pas hijes së babait Azem Hajdarit.

Reagimi i Mesila Dodës:

Kurre nuk mundet nje njeri me nje gram tru e vetdije politike te leshoje kete deklarate te turpshme sonte. Ti nuk fshihesh dot me pas hijes se babes. Te gjithe kemi patur e kemi qendrime me shume se kritike ndaj krereve te PD, po nuk mundet kurre te jesh kunder njerzve te tu…
sot Tirana eshte nen helmim dhe emri i atij qe urdheroi helmimin e popullit te tij eshte Edi Rama. Cilido qe sposton pergjegjesine eshte bashkpunetor i ketij mostre.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027750015258789
array(1) { ["section"]=> string(100) "rudina-hajdari-fshikulloi-bashen-i-kthehet-mesila-doda-nuk-fshihesh-dot-me-pas-hijes-se-babes-163953" }