Rudina Hajdari i bashkohet marshimit për dhunimin seksual të 15 vjeçares në Kamëz: Asnjëherë nuk duhet të heshtim, bëhemi bashkëfajtorë (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 19:14 04-06-2020 Rudina Hajdari i bashkohet marshimit për dhunimin seksual të 15 vjeçares në Kamëz: Asnjëherë nuk duhet të heshtim, bëhemi bashkëfajtorë (VIDEO) FotoMontazh: Deputetja Hajdari ne marshimin e sotem

Deputetja Rudina Hajdari i është bashkuar pasditen e sotme marshimit për dhunimin e 15 vjeçares në Kamëz, nga roja i shkollës dhe katër adoleshentë të tjerë.

Në një prononcim të shkurtër për gazetarin e newsbomb.al Ilir Xhafaj, Hajdari tha se marshimi ishte madhështor dhe shoqëria asnjëherë nuk duhet të heshtë.

“Është një marshim shumë shumë madhështor dhe në fakt jam shumë e lumtur që jam këtu, e para. Dhe e dyta, nuk duhet të heshtim. Asnjëherë nuk duhet të heshtim. Sepse po heshtëm bëhemi bashkëfajtorë. Kështu që unë prandaj jam këtu, që të mos hesht për gjithë dhunën që ndodh në Shqipërinë tonë”, tha deputetja Hajdari.


Newsbomb.al ka ndjekur gjithë marshimin e sotëm, që në nisje të tij nga Sheshi “Nënë Tereza”, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Sheshin “Skenderbej” e në fund përpara godinës së Ministrisë së Arsimit. Për tu theksuar është se pjesëmarrja ishte shumë e lartë.

Qytetarë të shumë të kryeqytetit, aktivistë, djemë e vajza të reja, personazhe të njohur të jetës publike e politikanë ishin sot në marshim, për t’i thënë “Stop” dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094659328460693
array(1) { ["section"]=> string(146) "rudina-hajdari-i-bashkohet-marshimit-per-dhunimin-seksual-te-15-vjecares-ne-kamez-asnjehere-nuk-duhet-te-heshtim-behemi-bashkefajtore-video-209060" }