Rudina Hajdari i vë kusht Bashës: Kthehem në PD vetëm nëse...

Publikuar tek: politike, më 20:06 25-05-2020 Rudina Hajdari i vë kusht Bashës: Kthehem në PD vetëm nëse... Basha - Hajdari

Deputetja e kuvendit të Shqipërisë, Rudina Hajdari, ka thënë se ekziston një mundësi që ajo të khtehet në Partinë Demokratike, por ama me "kusht".

E ftuar në 'Hard Talk' tek Roland Qafoku, Hajdari tha se do kishte një rikthim nëse Basha zotohet të "luftojë" për një ndryshim sistemi dhe për të risjellë këtë forcë politike (PD) në këmbë.

Qafoku: Nëse PD do iu bënte një ftesë që në zgjedhjet e vitit 2021 të ishit pjesë e asaj partie, me lista të hapura ose të mbyllura, do pranonit?

Hajdari: Do pranoja që zoti Basha të luftonte bashkarisht në atë tryezë për ndryshimin e sistemit. Pjesë e pazareve të tjera, unë nuk bëhem.

Qafoku: Pra, ju jeni duke thënë se nëse ndryshon sistemi ju ktheheni në  PD?

Hajdari: Nëse ndryshon sistemi, atëherë hajde flasim. Nëse do kishte një rikthim nuk do ishte falë zemërgjerësisë së zotit Basha. Do ishte një betejë e cila ka frytet e saj dhe më pas do ecim bashkarisht për ta risjellë këtë forcë politike në këmbë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094380378723145
array(1) { ["section"]=> string(64) "rudina-hajdari-i-ve-kusht-bashes-kthehem-ne-pd-vetem-nese-207783" }