“Rudina Hajdari jo në gjendje të mirë shëndetësore”, shtyhet komisioni i Reformës Zgjedhore

Publikuar tek: aktualitet, më 19:34 16-12-2019 “Rudina Hajdari jo në gjendje të mirë shëndetësore”, shtyhet komisioni i Reformës Zgjedhore

Komisioni i Reformës Zgjedhore nuk është mbledhur ditën e sotme për shkak të mungesës së disa anëtarëve.

Bashkëkryetari i këtij komisioni Damian Gjiknuri është shprehur se në mbledhjen e sotme ka munguar edhe bashkëkryetarja tjetër e Grupit Parlamentar Demokrat, Rudina Hajdari për shkak të “gjendjes jo të mirë shëndetësore”.

“Nuk u bë kourumi i mbledhjes sepse disa nga anëtarët nuk erdhën. Bashkëkryetarja nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, kjo ishte e vetmja arsye, nuk ka ndonjë gjë të re. Sot ishte për t’u diskutuar me çështjet e ankimit, procedurat e votimit ku po diskutohen disa nga rekomandimet e ODHIR-it.  Puna do të vijojë dhe uroj të mos ketë bojkot sepse të gjitha partitë janë të interesuara. Ne mirëpresim partitë parlamentare që të vijnë me një propozim zgjedhor gjë e cila nuk ka ndodhur. Komisioni ka një mandat dhe një afat dhe besoj shumë shpejt do të kemi një njoftim për vijimin e punimeve. Kështu që nuk ka asgjë tjetër për të shtuar, ndjesë, por nga njëra anë më mirë për ju se nuk pritët gjatë”, tha Gjiknuri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bashkia e Tiranës merr vendimin e papritur: Të hiqen urgjentisht depozitat nga tarracat e pallateve 
Tirana pa drita, Njoftimi i OSHEE: Ja zonat ku do të ketë ndërprerje energjie »
Article Logic
Execution time: 0.012398958206177
array(1) { ["section"]=> string(95) "rudina-hajdari-jo-ne-gjendje-te-mire-shendetesore-shtyhet-komisioni-i-reformes-zgjedhore-189576" }