Rudina Hajdari me pushime në Durrës, tregon bisedën me shitësen e lodrave

Publikuar tek: politike, më 23:13 02-08-2020 Rudina Hajdari me pushime në Durrës, tregon bisedën me shitësen e lodrave Rudina Hajdarin me shitesen e lodrave Hate Simoni

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë morën pushimet, pasi në 30 korrik votuan ndryshimet kushtetuese.

Një nga deputetet më aktive të opozitës parlamentare, Rudina Hajdari ka nisur pushimet në plazhin e Durrësit, së bashku me bashkëshortin dhe vajzn e saj Sihanën.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ajo ka treguar edhe bisedën që ka bërë me një shitse lodrash në plazh.

Shitësja quhet Hate Simoni dhe prej 20 vitesh del me karrocën e saj mbushur me lodra dhe mundohet të ushqejë familjen me ndershmëri.

Shqetësimi i zonjës sipas Hajdarit ishte vetëm vajza e saj, e cila ka mbaruar edhe masterin por pq mundur të gjejë një punë në profilin e saj, pasi vendet e punës nuk i merr merita e djersa e ballit por tesera e partisë apo nepotizmi.

Hajdari thotë se i premtoi Hates se do të bëjë çmos që ky fenomen të ndalet dhe shteti t’i kthehet qytetarëve të ndershëm.

“Teksa po shëtisnin sot në plazhin e Durrësit me Sihanën, një zonjë na ndalon dhe kërkon ti falë një balonë Sihanës.

Hate Simoni është një grua e fortë.

Prej 20 vitesh del me karrocën e saj mbushur me lodra dhe mundohet të ushqejë familjen me ndershmëri.

Sakrificat e saj iu shpërblyen ditën që vajza e saj mbaroi masterin me nota të shkëlqyera.

Por shqetësimi i Hates ishte se vendet e punës nuk i merr merita e djersa e ballit por tesera e partisë apo nepotizmi.

Kjo i shtyn shumë të rinj të largohen nga Shqipëria edhe pse nuk e duan këtë.

I premtova Hates se do bëj çmos ta ndalim këtë sjellje.

Duhet t'ia kthejmë shtetin qytetarëve të ndershëm e punëtorë si Hate, e t'ua heqim nga duart militantëve e kryetarëve që pasuritë publike e taksat i trajtojnë si plaçkë lufte.

Hate sot i dhuroi një balonë Sihanës të cilën do e ruajmë si kujtim për premtimin që i dhashë.

Nuk ka motivim më të fortë për mua se sa mbështetja e njerëzve të thjeshtë.

Faleminderit Hat”, shkruan Hajdari.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012749910354614
array(1) { ["section"]=> string(79) "rudina-hajdari-me-pushime-ne-durres-tregon-biseden-me-shitesen-e-lodrave-215869" }