Rudina Hajdari “nxehet” keq me Ramën: Arrogant dhe i paaftë, nuk fshihesh dot pas Lulzim Bashës

Publikuar tek: politike, më 19:04 05-12-2019 Rudina Hajdari “nxehet” keq me Ramën: Arrogant dhe i paaftë, nuk fshihesh dot pas Lulzim Bashës Rudina Hajdari / Edi Rama

Deputetja opozitare Rudina Hajdari kritikon kryeministrin Edi Rama duke e quajtur “arrogant” dhe “të paaftë” në menaxhimin e situatës së rëndë që po kalon vendi.

Reagimi i ashpër i Hajdarit vjen pas replikave të kryeministrit Edi Rama në parlamen, ku e quajti opozitën parlamentare si “gërmadha” të tërmetit të opozitës.

Reagimi i deputetes Rudina Hajdari:

Arrogant me qytetarët, arrogant me bashkëpunëtorët, arrogant me opozitën në Parlament, e cila i kërkon llogari. Arroganca është maska e paaftësisë, maskë e cila është çjerrë nga tërmeti.

Rama, nuk mund ta mbulosh dot paaftësinë tënde dhe tragjedinë që po kalojnë familjet në Durrës, Thumanë, Lezhë, Laç e Tiranë me arrogancë e dhunë. Nuk mund ta mbulosh dot as duke u fshehur mbas Lulzim Bashës të cilin sot e thërret për bashkëpunim. Nuk i fshiheni dot popullit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017868041992188
array(1) { ["section"]=> string(98) "rudina-hajdari-nxehet-keq-me-ramen-arrogant-dhe-i-paafte-nuk-fshihesh-dot-pas-lulzim-bashes-188539" }