Rudina Hajdari paralajmëron Metën: Po shpërndave parlamentin, thuaji burgut hapu

Publikuar tek: aktualitet, më 13:27 20-06-2019 Rudina Hajdari paralajmëron Metën: Po shpërndave parlamentin, thuaji burgut hapu

Deputetja e opozitës Rudina Hajdari ka paralajmëruar sot nga foltorja e Kuvendit, presidentin Ilir Meta lidhur me shpërndarjen e parlamentit.

'Nëse presidenti e shpërndan parlamentin t'i thotë burgut hapu. Është shkelje e rëndë e Kushtetutës, nuk e ka për kompetencë të shpërndajë parlamentin', u shpreh Hajdari.

Gjatë fjalës së saj, Hajdari tha se jemi përballë një realiteti i cili duhet të ishte evidentuar me kohë.

Sipas Hajdarit, kryeministri Edi Rama po përdor parlamentin për t'i hedhur benzinë zjarrit me arrogancën e tij.

'Ne kemi humbur arsyen, në mënyrë që nuk jemi në gjendje t'i japim përgjigje shqiptarëve për konfliktin që po ndodh në të gjitha qytetet e Shqipërisë.

Jemi përballë një realiteti i cili duhet të ishte evidentuar me kohë, përballë një realiteti që vjen nga politika shqiptare. Kryeminstri tha që ai është i mbrojtur nga komuntitet i ndërkombëatrëve e opozita jashtë nuk është.

Kryeministri po e humb mbështetjen e tij pasi kohët e fundit po e përdor paralmentin për t'i hedhur benzinë zjarrit, me arrogancën që ai vazhdon ta ketë në Shqipëri e jashtë saj', u shpreh Hajdari.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022510051727295
array(1) { ["section"]=> string(85) "rudina-hajdari-paralajmeron-meten-po-shperndave-parlamentin-thuaji-burgut-hapu-169001" }