Në përvjetorin e 13-të të vdekjes së presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugova, deputetja e PD Rudina Hajdari, vajza e Azem Hajdarit, ka publikuar një foto të rrallë të arkivës personale të familjare së saj.
Në foton e publikuar, shihet se si Azem Hajdari dhe familja e tij, përfshirë edhe Rudinën në atë kohë në moshë të vogël, kanë dalë përkrah Presidentit Rugova.
"Duke menduar për këtë burrë të rallë të Kombit Shqiptar, Ibrahim Rugova. Në përvjetorin e 13-të të ndarjes nga jeta, Ibrahim Rugova na mungon gjithnjë e më shumë. Nderime familjes së tij", ka shkruar Rudina Hajdari krah fotos së publikuar.
Duke menduar për këtë burrë të rallë të Kombit Shqiptar, Ibrahim Rugova. Në përvjetorin e 13-të të ndarjes nga jeta, Ibrahim Rugova na mungon gjithnjë e më shumë. Nderime familjes së tij. pic.twitter.com/j8cMfJrYJI
— Rudina Hajdari (@rudina_hajdari) 21 January 2019