Rudina Hajdari sulmon ashpër Bashën: Shkon në Angli me delegatë të ushtrisë së vdekur

Publikuar tek: politike, më 13:17 23-05-2019 Rudina Hajdari sulmon ashpër Bashën: Shkon në Angli me delegatë të ushtrisë së vdekur

Deputeja Rudina Hajdari nga foltorja e Kuvendit ka sulmuar kreun e opozitës Lulzim Basha.

Teksa foli për vizitat e saj në vendet e BE-së, Hajdari u shpreh se opozita dhe qeveria nuk po punojnë për çeljen e negociatave. Deputetja u shpreh se lidhur me këtë situatë qeveria sillet me arrogancë dhe nga ana tjetër kreu i opozitës, viziton Anglinë e cila po del nga BE.

Madje Hajdari nuk u kursye me Bashën, duke u shprehur se shoqërohet me delegatë të ushtrisë së vdekur.

"Gjatë këtyre dy javëve kam pasur vizita në tre vende kryesore të BE, Gjermania, Franca dhe Holanda. Do doja të shprehja me ju dhe shqiptarët se cfarë u tha në këto takime. Më duhet të them se arroganca që mbizotëron në sjelljen e kësaj qeverie si brenda dhe jashtë Shqipërisë po dëmton vendin. Ndodhmi në një moment të vështirë për Europën dhe Shqipërinë. Fakti që kemi një qeveri arrogante tregon se ata nuk duan një bashkëpunim. Po ashtu edhe opozita nga ana tjetër nuk po e ndihmon këtë rrugëtim. Kemi një kryetar në tentativë që jo vetëm viziton Anglinë që po del nga BE po shoqërohet me disa delegatë të ushtrisë së vdekur. A nuk është ky një turp. Pse ne nuk jemi në gjendje sot e kësj ditë të shkojnë të unifikuar drejt BE-së. Çelja e negociatave nuk është anëtarësim por thellim i përgjegjësisë sonë. Pse e bëjmë ne këtë se ata na e refuzojnë dhe hezitojnë të çelin negociatat. Ata mendojnë se Shqipëria ndodhet në një moment të vështirë që nuk ka arritur të kapërcejë konfliktet ndërpartiake, mungesa e dialogut. E kam shumë të vështirë të dal para tyre dhe të shpjegoj se opozita është jashtë Parlamentit", tha Hajdari.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032299041748047
array(1) { ["section"]=> string(91) "rudina-hajdari-sulmon-ashper-bashen-shkon-ne-angli-me-delegate-te-ushtrise-se-vdekur-165417" }