Rudina Hajdari takon Di Maion, zbulon se për çfarë biseduan: Ramë dakord të shkëmbejmë eksperiencat tona si grupim me Lëvizjen ‘5 Yje’ në Itali

Publikuar tek: politike, më 16:26 20-11-2020 Rudina Hajdari takon Di Maion, zbulon se për çfarë biseduan: Ramë dakord të shkëmbejmë eksperiencat tona si grupim me Lëvizjen ‘5 Yje’ në Itali Luigi Di Maio - Rudina Hajdari

Deputetja opozitare Rudina Hajdari ditën e sotme ka zhvilluar një takim me ministrin e Jashtëm Italian Luigi Di Maio.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Hajdari tregon se me ministrin Italian ra dakord për të shkëmbyer eksperiencat e grupimit në të cilin ajo bën pjesë me Lëvizjen “5 Yje” në Itali, pasi kujtojmë se Hajdari është bërë pjesë e “Nismës Thurje”.

Gjithashtu sipas Hajdarit u dakordësua se Shqipëria duhet të punojë   shumë për të zgjidhur problemin e korrupsionit.

“Me Ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio, sot ramë dakord se Shqipëria duhet të punojë shumë për të zgjidhur problemin e korrupsionit i cili është një nga gangrenat e shoqërisë tonë.

Administrata shtetërore nuk mund të vazhdojë të jetë strehë për militantët të cilët postin e shohin si shpërblim për votat e mbledhura, por duhet të jetë strehë për njerëzit e aftë dhe me integritet që duan ti shërbejnë vendit.

Klasa politike nuk mund të vazhdojë të perceptohet si një grupim njerëzish që pasurohen në kurriz të burimeve të vendit, por duhet të kthehet në një skuadër që debaton e shpie përpara ide që begatojnë shoqërinë.

Ramë dakord me zotin Di Maio që të shkëmbejmë gjithashtu eksperiencat tona si grupim me Lëvizjen "5 Yje" në Itali”, shkruan Hajdari.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta pret në takim Ministrin e Jashtëm të Italisë: Mirënjohje për ndihmën e dhënë pas tërmetit dhe gjatë pandemisë. Të shtojmë investimet e huaja
Rama nesër konferencë pas deklaratës për fshehje të viktimave nga Covid-19, Basha: Deri nesër do shkatërrohen provat dhe do zhduken dokumentet »
Article Logic
Execution time: 0.011960983276367
array(1) { ["section"]=> string(146) "rudina-hajdari-takon-di-maion-zbulon-se-per-cfare-biseduan-rame-dakord-te-shkembejme-eksperiencat-tona-si-grupim-me-levizjen-5-yje-ne-itali-228494" }