Rudina Hajdari video-konferencë me Komisionerin e Zgjerimit: Folëm për pritoritetet e Shqipërisë në rrugën drejt BE, thelbësore Reforma Zgjedhore

Publikuar tek: politike, më 20:38 27-03-2020 Rudina Hajdari video-konferencë me Komisionerin e Zgjerimit: Folëm për pritoritetet e Shqipërisë në rrugën drejt BE, thelbësore Reforma Zgjedhore Deputetja Rudina Hajdari dhe Komisioneri Varhelyi

Deputetja Rudina Hajdari ka zhvilluar sot një video-konferencë me Komisionerin e Zgjerimit të BE Oliver Varhelyi, ku në fokus kanë qenë prioritetet e Shëipërisë drejt rrugës europiane.

Hajdari thotë se Reforma Zgjedhore është përfshirë në këto prioritete pasi ajo është thelbësore në procesin e integrimit dhe si e tillë duhet përfunduar me sukses.

“Sot pata kënaqësinë të flisja në një video-konferencë me Komisionerin e Zgjerimit të BE-së Z. Oliver Varhelyi mbi prioritetet e Shqipërisë, ku në diskutim u përfshi edhe reforma zgjedhore në mënyrë që të ecim përpara me nisjen e negociatave.

Reforma Zgjedhore është thelbësore në procesin e integrimit europian, e si e tillë duhet të punojmë çdo ditë e më shumë për ta përfunduar me sukses e për të qenë një hap më afër BE-së.

Është koha që ne të bëjmë detyrat tona dhe t’u japim shqiptarëve atë çka ata meritojnë, familjen e madhe europiane”, shkruan Rudina Hajdari.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011429071426392
array(1) { ["section"]=> string(150) "rudina-hajdari-video-konference-me-komisionerin-e-zgjerimit-folem-per-pritoritetet-e-shqiperise-ne-rrugen-drejt-be-thelbesore-reforma-zgjedhore-200328" }