Deputetja e opozitës Rudina Hajdari ka zgjdhur Ditën e Flamurit për të prezantuar organizimin dhe idetë e reja të partisë së saj, me të cilën do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit.
Kujtojmë se Hajdari zgjodhi të bashkohej me “Nismën Thurja” dhe të garonte me partinë e quajtur “Nisma”, ndërsa ka ftuar të gjithë qytetarët ta ndjekin nëpërmjet rrjeteve sociale në orën 18:00.
Ndërkohë deputetja ka uruar të gjithë shqiptarët për Festën e Flamurit me shprehejn e Ismail Qemalit: "Fëmija që fle rritet, një popull që fle vdes".
“Me këtë shprehje të Ismail Qemalit ju uroj gëzuar ditën e flamurit gjithë shqiptarëve dhe uroj që si popull të jemi më aktivë dhe më pjesmarrës në vendimarrje, për të mos e lënë të ardhmen në dorë të vetëm pak njerëzve.
Ia nisim nga sot në orën 18:00 ku do të prezantojmë organizimin dhe idetë e reja për 30 vitet që vijnë.
Mund të na ndjekësh live në rrjetet sociale ose ti bashkohesh bisedës në zoom duke kërkuar linkun në inbox”, shkruan Hajdari.