Rudina Magjistari rrëfen përjetimet për shtatëzëninë: E doja shumë një fëmijë

Publikuar tek: aktualitet, më 08:21 20-06-2015 Rudina Magjistari rrëfen përjetimet për shtatëzëninë: E doja shumë një fëmijë Rudina Magjistari

Lajmi se Rudina Magjistari është në pritje të një fëmijë ka gëzuar mjaft fansa të saj, por edhe ka qarkulluar në rrjetet sociale si një lajm me të vërtetë shumë i bukur. Ishte Rudina vetë që e dha këtë lajm të bukur në profilin e saj në ‘’Facebook’’.

Por Magjistari ka rrëfyer diçka më shumë rreth asaj se si po e përjeton pritjen e ëmbël të fëmijës, gjinia e të cilit ende nuk dihet.

“Ishte dëshirë shumë e madhe e të dyve që të kishim një fëmijë. Shtatëzënia po shkon shumë mire, s’më ka shkëputur asnjë ditë nga puna, për fat të mirë! Gjininë e bebes ende nuk e dimë dhe jemi në dilemë ta mësojmë apo ta lëmë pa zbuluar deri në fund”, ka thënë Rudina për gazetën ‘’Panorama’’

Lumturinë e ka shprehur edhe partneri i saj, Xhavit Bajrami. “Ndjehem shumë i lumtur’’, thotë kampioni i Kick Boksit.

rudinamagjistarixhavitbajrami

Rudina Magjistari me Xhavit Bajramin

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD për incidentin në Lezhë: Shpifje të pabaza të Monika Kryemadhit, edhe policia se ka konfirmuar
Gjendet pakoja pranë portës në shtëpinë në Shijak, dyshime për eksploziv »
Article Logic
Execution time: 0.013833045959473
array(1) { ["section"]=> string(82) "rudina-magjistari-rrefen-perjetimet-per-shtatezenine-e-doja-shume-nje-femije-14077" }