Rudina Xhunga: Houellebecq ma tha këtë që ndodhi më Paris

Publikuar tek: aktualitet, më 08:54 16-11-2015 Rudina Xhunga: Houellebecq ma tha këtë që ndodhi më Paris Xhunga me shkrimtarin Houellebecq

Gazetarja dhe shkrimtarja Rudina Xhunga rrëfen parashikimin e shkrimtarit të njohur Michell Houellebecq, për masakrat që ndodhën më 13 nëntor në Paris. Sipas saj, shkrimtari e kishte parashikuar se do ndodhte.

Dhe ja si e përshkruan Xhunga gjithçka i tha ai në një intervistë që ajo e publikoi kohë më parë në ‘’Top Channel’’:

“Michell Houellebecq ma tha atë do të ndodhte në Paris. Por ma tha me një ton shumë normal, madje me zë aq të ulët, sa mund edhe të mos e kisha dëgjuar.Ose mund ta kisha dëgjuar, por pa e kuptuar. Unë e intervistova atë në maj 2015 dhe e pyeta gjatë për Charlie Hebdo. Ai më tregoi , pa hequr asnjë cast cigaren nga goja se pas Charlie, në Francë, bota e kuptoi se kishte luftë. Por asgjë nuk ka ndryshuar. Gjërat do të bëhen gjithnjë e më keq. Do të plasë lufta, një luftë civile. Këtë askush nuk do ta pranojë, por të gjithë e dinë. Nuk ka më kthim pas.

Ata nuk përzgjedhin, por vrasin aty ku sigurojnë një mbulim të shkëlqyer mediatik. Siç ndodhi mbrëmjen e të premtes. Nuk pati asnjë kanal, rrjet, apo radio, që nuk ishte live me Parisin. Një natë e gjatë që të mbante para ekranit, qoftë edhe për të numëruar viktimat, 40, 60. Ja, u hap dera e Teatrit Bataclan dhe brenda u gjetën edhe 100 të vdekur të tjerë’’, shkruan Xhunga në gazetën ‘’Mapo.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Momenti i arrestimit të vrasësit në Linzë (Video)
Email-i kërcënues për Tahirin, Njësia anti-terror shoqëron dy të dyshuar, ja emrat »
Article Logic
Execution time: 0.011799812316895
array(1) { ["section"]=> string(62) "rudina-xhunga-houellebecq-ma-tha-kete-qe-ndodhi-me-paris-25516" }