Rudina Xhunga, “peng” i qëndrimeve të bashkëshortit apo vazhdon në Top Channel?

Publikuar tek: aktualitet, më 12:54 03-09-2015 Rudina Xhunga, “peng” i qëndrimeve të bashkëshortit apo vazhdon në Top Channel? Rudina Xhunga, gazetare

Në mediat online po qarkullon lajmi se Rudina Xhunga nuk do të jetë më pjesë e Top Channel me emisionin e saj “Shqip”. Këto zëra dalin në një kohë kur gazetarja Xhunga kulmoi gjatë gjithë verës me emisionet e saj promovuese turistike , duke shkuar cep më cep të Shqipërisë.

Vetë Xhunga, as nuk e pohon dhe as nuk e mohon këtë por thekson për newsbomb.al se ende nuk e di se çfarë do ndodhë me emsionin e saj ndonëse vetë ajo është mëse gati për sezonin e ri.

Natyrshëm lind pyetja nëse mbyllja e emisionit të Xhungës do të vinte si rezultat i qëndrimeve të njohura kundërqeveritare të bashkëshortit të saj Dritan Hila, nish-zëvendës ministër i Mbrojtjes, duke patur parasysh faktin që politikat e televizionit të Top Channel janë të orjentuara pro qeverisë.

Sakaq gazetarja, mes gjithë kësaj kakofonie mediatike, lidhur me largimin e saj nga Top Channel dhe mbylljen e emsionit “Shqip” ka lançuar puntatën e rradhës.

" Shqipëria i përket një zone gjeografike, ku njerëzit janë përleshur për vdekje në emër të katolicizmit, islamit, ortodoksise. Bashkëjetesa juaj fetare, ju bën një perjashtim të çuditshëm, qe s'e shpjegoj dot, pasi Ballkani s'ka qenë ndonjëherë shembull i një bashkëjetese paqësore, mes tri feve, ka shembuj luftrash të egra, totale. Pra, kur ju flisni për bashkëjetese më ngjan e çuditshme, shumë e çuditshme. Normalisht në këto kushte, Shqipëria duhet te ishte një vend i lulezuar...". Fragment nga dokumentari që‪#‎shqiptch, realizoi në Paris me shkrimtarin me perfaqesues bashkëkohor të momentit, Michel Houellebecq. Nje interviste e pazakonte, ne llojin e vet, sic eshte i pazakonte ai vete, francezi qe parashikon të tashmen. Së afërmi!”, shkruan Xhunga, emisioni i së cilës, për hir të së vërtetës është në pikëpyetje të madhe.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tragjedia e fëmijës sirian 3 vjeçar, mediat kanadeze: Orët e tmerrit në mes të detit dhe shpëtimi i babait
KLSH: Sigurimet Shoqërore me defiçit mbi 148 mln euro, kallëzim penal për 3 specialistë »
Article Logic
Execution time: 0.011811971664429
array(1) { ["section"]=> string(81) "rudina-xhunga-peng-i-qendrimeve-te-bashkeshortit-apo-vazhdon-ne-top-channel-19867" }