Rudina Xhunga për kapjen e Mjacajt: Shpresë që padrejtësia të mos e lirojë pas 5 vitesh

Publikuar tek: aktualitet, më 15:27 05-07-2015 Rudina Xhunga për kapjen e Mjacajt: Shpresë që padrejtësia të mos e lirojë pas 5 vitesh

Gazetarja e mirënjohur Rudina Xhunga ka reaguar menjëherë pas arrëstimit të të dyshuarit për vrasjen e dy të rinjve nga Çekia, 20 vjeçari Sokol Mjacaj.

Xhunga uron policinë për kapjen e tij dhe shpreh besimin se nuk do të lirohet sërish pas 5 vitesh, ashtu siç ndodhi pas vrasjes makabre të 13 vjeçarit në vitin 2010.

“Sokol Mjacaj, i dyshuari për vrasjen e dy të rinjve çekë, sapo u kap nga policia e shtetit. Urime policia, shpresë se sistemi i padrejtësisë të mos e lirojë pas pesë vitesh, siç ndodhi pas vrasjes së një 13 vjecari.

Dhe besim se do ia dalim të përdorim këtë tragjedi, si një mundësi reflektimi kombëtar, për pyetjen e madhe: a do ta meritojmë këtë parajsë natyrore, ne shqiptarët? Pa harruar lutjen, për shpirtrat e pafajshëm të dy turistëve të bukur, Ana dhe Michael”, shkruan gazetarja Rudina Xhunga.

Sokol Mjaca u arrestua ditën e sotme rreth orës 16:11 nga forcat e policisë në fshatin Grudë të Re, rreth 4 kilometra larg qytetit të Shkodrës, teksa tentoi ti largohej forcave të policisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohet Sokol Mjacaj, autori i vrasjes së dy turistëve çekë
Arrestimi i Mjacajt, Çako: Po analizojmë pse ky kriminel ishte liruar »
Article Logic
Execution time: 0.011812925338745
array(1) { ["section"]=> string(92) "rudina-xhunga-per-kapjen-e-mjacajt-shprese-qe-padrejtesia-te-mos-e-liroje-pas-5-vitesh-15381" }