Rudina Xhunga 'shpërthen' ndaj Besa Shahinit: Iu dha shansi historik, por ajo tha unë do mendoj për familjen time! Ndoshta Ramës iu sosën nervat

Publikuar tek: politike, më 17:15 15-09-2020 Rudina Xhunga 'shpërthen' ndaj Besa Shahinit: Iu dha shansi historik, por ajo tha unë do mendoj për familjen time! Ndoshta Ramës iu sosën nervat Gazetarja Rudina Xhunga

Gazetarja e njohur Rudina Xhunga komenton largimin e ministres së Arsimit Besa Shahini, dhe thotë se ishte gjëja e duhur që bëri pasi shpërdoroi një “shans historik”.

Xhunga tha se Shahini pati shansin të përfitonte nga ky moment, “duke i hedhur dorën në shpatull tjetrit” në një moment të vështirë si nisja e arsimit në kohë pandemie. Por sipas Xhungës, ish-ministrja zgjodhi të kujdeset “për familjev e vetë”.

“Ndoshta Ramës iu sosën nervat dhe e hoqi. Shumë mirë që Besa Shahini nuk është më ministre, asaj iu dha shansi të ishte një ministre një një moment historik. Dhe mendoj se në një moment të tillë njerëzit përfitojnë. Përfitojnë duke i hedhur dorën në shpatull tjetrin. Besa shahini tha që unë do mendoj për familjen time, ju mendoni për tuajën. Mendoj që edhe unë po të isha do ta kisha larguar në sekondë. Mendoj që kemi nevojë për njerëz që e shohin gotën gjysmë plot,” u shpreh gazetarja Xhunga në një intervistë në News24.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010257959365845
array(1) { ["section"]=> string(147) "rudina-xhunga-shperthen-ndaj-besa-shahinit-iu-dha-shansi-historik-por-ajo-tha-une-do-mendoj-per-familjen-time-ndoshta-rames-iu-sosoen-nervat-220482" }