Rumania blen sistemin anti-raketë “Patriot”

Publikuar tek: bota, më 21:31 27-09-2017 Rumania blen sistemin anti-raketë “Patriot”

Bukureshti do të blejë deri në fund të vitit sistemin e parë amerikan mbrojtës antiraketë ”Patriot”, theksoi sot ministri rumun i Mbrojtjes duke shtuar se kalendari i kësaj kontrate prej rreth katër miliardë dollarë u njoftua këtë verë.

“Mund të siguroj se deri në fund të vitit ushtria rumune do të blejë sistemin e parë mbrojtës antiraketë ‘Patriot”, deklaroi Fifor për gazetarët.

SHBA-ja kishte njoftuar më 11 korrik se do t’i shiste këtij vendi anëtar të NATO-s sisteme mbrojtëse antiraketë “Patriot” me vlerë prej 3,9 miliardë dollarë.

Pa përmendur kurrë Moskën, Uashingtni kishte theksuar se “Rumania do të përdorë sistemet mbrojtëse antiraketë “Patriot” për të riforcuar mbrojtjen e territorit të saj dhe për të penguar çdo kërcënim rajonal”.

“Ne presim letrën e pranimit nga ana e SHBA-së për të kaluar në kontratë dhe më pas në blerjen e programit të parë”, theksoi ministri, Mihai Fifor.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çështja e emrit, Maqedonia dhe Greqia rikthehen në pikën zero
Ndodh çudia, nusja e parë që martohet pa dhëndërr, arsyeja vërtet e fortë »
Article Logic
Execution time: 0.0094728469848633
array(1) { ["section"]=> string(47) "rumania-blen-sistemin-anti-rakete-patriot-93922" }