Rumania përmbyll Presidencën e BE-së, nderon Taulant Ballën

Publikuar tek: aktualitet, më 22:30 22-07-2019 Rumania përmbyll Presidencën e BE-së, nderon Taulant Ballën

Kreu i grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla është nderuar nga shteti i Rumanisë në mbyllje të Presidencën e BE-së, për kontributin e dhënë në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Përmes një statusi në Facebook, Balla shprehet se Rumania përmbylli me sukses Presidencën e Bashkimit Europian.

Sipas ballës, ishte një Presidencë, ku u diskutua për thellimin integrimit brenda BE, por edhe e Zgjedhjeve Europiane që morën vëmendje të lartë nga qytetarët europianë.

Balla falenderon Qeverinë Rumune dhe Ambasadën e saj në Tiranë për vlerësimin që më bënë sot dhe për angazhimin 17 vjeçar mes dy popujve.

Statusi i plotë:

Rumania përmbylli me sukses Presidencën e Bashkimit Europian. Ishte një Presidencë ku u rikonfirmua politika e dyerve të hapura për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe kur Komisioni Europian rikonfirmoi përmes një raport-progresi shumë pozitiv faktin se Shqipëria e meriton fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Ishte një Presidencë përgjatë së cilës u diskutua për thellimin integrimit brenda BE, por edhe e Zgjedhjeve Europiane që morën vëmendje të lartë nga qytetarët europianë.

E falenderoj Qeverinë Rumune dhe Ambasadën e saj në Tiranë për vlerësimin që më bënë sot, për angazhimin 17 vjeçar në dobi të marrëdhënieve shumë të mira mes parlamenteve, qeverive dhe sigurisht popujve tanë. Por edhe në funksion të suksesit të Presidencës Rumune të BE këtu në Shqipëri.

Multumesc

67139966_2348935765152011_4210655030690185216_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070309638977051
array(1) { ["section"]=> string(65) "rumania-permbyll-presidencen-e-be-se-nderon-taulant-ballen-173026" }