Rumunët, rekord vjedhjesh në Britani, shqiptarët të tretët për drogë dhe mashtrim

Publikuar tek: bota, më 15:50 22-02-2015 Rumunët, rekord vjedhjesh në Britani, shqiptarët të tretët për drogë dhe mashtrim

Sipas statistikave të publikuara në Britaninë e Madhe, rumunët mbajnë rekordin e vjedhjeve dhe bandave të organizuara duke hapur sërish debatin se lëvizja e lirë është duke u abuzuar nga kriminelët.

Statistikat të cilat mbulojnë periudhën nga tetori i vitit 2013 deri në mars të 2014-ës, nuk lënë pa përfshirë dhe shqiptarët të cilët renditen të tretët me 53 arrestime për drogë si dhe sërish të tretët me 29 të arrestuar për mashtrim.

Sipas ndarjes më të detajuar në bazë të kombësisë rezulton se rumunët, shqiptarët dhe lituanezët, kanë proporcionalisht më shumë gjasa të burgosen se britanikët.

Sipas statistikave, të huajt që kanë më shumë gjasa të jenë të burgosur, janë vietnamezët dhe të dytët shqiptarët, me më shumë se 1% të popullsisë totale të burgosur gjatë asaj periudhe.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022881984710693
array(1) { ["section"]=> string(84) "rumunet-rekord-vjedhjesh-ne-britani-shqiptaret-te-tretet-per-droge-dhe-mashtrim-4127" }