Rusi, arrestohet lideri i opozitës gjatë protestave masive antiqeveritare

Publikuar tek: bota, më 21:10 26-03-2017 Rusi, arrestohet lideri i opozitës gjatë protestave masive antiqeveritare

Lideri i opozites ruse, Alexei Navalny është mes dhjetëra personave të arrestuar gjatë protestës kundër korrupsionit të organizuar prej tij në kryeqytetin rus, Moskë.

Mijëra njerëz ju bashkuan manifestimeve edhe në Vladivostok, Shën Pjeterburg,Tomsk e qytete të tjera rreth vendit, duke kërkuar largimin e Putinit dhe kryeministrit Dmitri Medvedev, i akuzuar për korrupsion.

Shumica e marshimeve u konsideruan si të paligjshme nga autoritetet, pasi nuk kishin siguruar lejen zyrtare. Një numër i madh efektivësh u mobilizuan nëpër rrugë dhe 130 persona u arrestuan vetëm në Moskë, sipas një grupi aktivistesh.

Demonstruesit thërrisnin slogane të tilla si "Poshtë Presidenti Putin”, “Rusia pa Putinin”, apo “Putin është hajdut”.

Këto ishin protestat më të mëdha kundër qeverisë që prej viteve 2011/2012-të. Navaly u arrestua ndërsa po i bashkohej manifestimit në qendër të Moskës, pavarësisht kundërshtisë së fortë të protestuesve që u përpoqën edhe të ndalonin largimin e furgonit të policisë.

Në një postim në Tëitter pas arrestimit, opozitari kërkoi vazhdimin e protestave. Në sheshin Pushkin të Moskës disa persona u ngjitën në statujën e poetit Aleksandër Pushkin duke kërkuar dënimin e pushtetarëve. Sipas policisë pjesëmarrja në kryeqytet ishte mes 7 mijë dhe 8 mijë personave. Televizionet shtetërore nuk i mbuluan protestat.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Exit Poll: Merkel drejt fitores në Saarland
Ky është smartfoni i shumëpritur Samsung Galaxy S8 (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.018274068832397
array(1) { ["section"]=> string(78) "rusi-arrestohet-lideri-i-opozites-gjate-protestave-masive-antiqeveritare-73206" }