Një shpërthim i telekomanduar ka hedhur në tokë kullën 40 metra të lartë në qytetin e Kirov në Rusi.
Momenti është filmuar nga ajri me dron, ku shihet çasti kur objekti shembet në tokë, duke u zhdukur sa hap e mbyll sytë.
Në momentin që kulla bie në tokë, natyrisht është ngritur një re e madhe tymi, e cila për disa sekonda e bëri të pamundur të shihet se çfarë kishte mbetur prej kullës.
Si për çudi, ndërtesa ishte 'thërrmuar' totalisht.