Rusi, ndalohen dy persona për vrasjen e politikanit Boris Nemtsov

Publikuar tek: bota, më 12:57 07-03-2015 Rusi, ndalohen dy persona për vrasjen e politikanit Boris Nemtsov Gjate homazheve pas vrasjes se liderit te opozites ruse

Dy persona janë ndaluar për vrasjen e kreut të opozitës ruse, politikanit Boris Nemtsov, tha kreu i Shërbimit të Sigurisë federale, raporton BBC. Anzor Gubashev dhe Zaur Dadayev janë ndaluar të shtunën, sipas Alexander Bortnikov, kreut të këtij institucioni. Ai tha se kanë informuar për këtë edhe presidentin Vladimir Putin. Vrasja e politikanit ndodhi të premten e kaluar, përballë Kremlinit. 

Bortnikov nuk dha detaje sesi dhe ku po mbaheshin të ndaluarit, por tha se hetimi po vazhdon. Por ai shton se të dy të ndaluarit i përkasin rajonit të Kaukazit. NJë burim që thotë se ka dijeni për çështjen thotë se dy të ndaluarit kanë përgjegjësi për vrasjen. Makina me të cilën vrasësi u largua është gjetur dhe është një provë e fortë në hetime. Nëpërmjet telefonatave janë përpjekur për të gjetur të dyshuarit për vrasjen. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023156881332397
array(1) { ["section"]=> string(69) "rusi-ndalohen-dy-persona-per-vrasjen-e-politikanit-boris-nemtsov-5225" }