Rusi, Putin krijon Rojen Kombëtare kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar

Publikuar tek: bota, më 19:28 05-04-2016 Rusi, Putin krijon Rojen Kombëtare kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar

Presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi sot krijimin e një force të re të policisë federale, të quajtur Roja Kombëtare, që do të jetë pjesë e Ministrisë së Brendshme ruse.

“Kjo trupë e re do të jetë e përfshirë në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar dhe do të zhvillojë operacione që deri tani janë kryer nga OMON-i (njësi speciale e policisë – shën. i përkth.) dhe SOBR-i (njësi e ndërhyrjes së shpejtë – shën. i përkth.)”, deklaroi presidenti Putin.

Putin emëroi si komandant të Rojes Kombëtare ish-shefin e shërbimit të sigurisë së presidentit, Viktor Zolotov, njoftoi agjencia ruse e lajmeve, TASS. Zolotov është edhe anëtar i përhershëm i Këshillit rus të Sigurisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Një tjetër kryeministri "i vjen rradha" pas publikimit të Letrave të Panamasë
“Panama Papers”, jep dorëheqjen zyrtari i lartë i anti-korrupsionit »
Article Logic
Execution time: 0.011629104614258
array(1) { ["section"]=> string(83) "rusi-putin-krijon-rojen-kombetare-kunder-terrorizmit-dhe-krimit-te-organizuar-36913" }