Rusi, si u prit zgjedhja e Trump, nga deklarata e Putin, te duartrokitjet e Dumës ruse, e tek deklarimi i gazetarëve

Publikuar tek: bota, më 16:58 09-11-2016 Rusi, si u prit zgjedhja e Trump, nga deklarata e Putin, te duartrokitjet e Dumës ruse, e tek deklarimi i gazetarëve Duma ruse mengjesin e sotem duke duartrokitur zgjedhjen e Donald Trump si president te SHBA

Lideri i partisë Nacionaliste LDPR e festoi me shampanjë fitoren e Donald Trump në SHBA. Ai organizoi një pritje me salcice, embëlsira, sallate ruse e shambajnë raportoi media locale. Ushqimi kushtoi 1560 dollarë. 

Sapo u mor vesh zgjedhja e miliarderit republican qindra duartrokitje u dhanë në Dumën ruse, raportoi media.

Presidenti rus Vladimir Putin i uroi “cdo sukses” Trumpit në rolin e ri. Putin gjithashtu shprehu shpresën e vet që administrate e re do të punojë për të nxjerrë nga kriza marrëdhëniet ruso-amerikane, anoncoi faqa zyrtare e Kremlinit. Presidenti rus shkroi në telegram se shpresonte që angazhimi i Trump të ishte për një dialog reciprok, të barabartë dhe me respekt ndërmjet Moskës dhe Uashingtonin në respekt të interesave të dy vendeve, por edhe të botës si një e tërë, raporton newsbomb.al.

Oligarku rus në ekzil Mikhail Khodorkovsky shkroi që fitorja e Trump ishte “e drejtë”. “Zgjedhjet reale janë të paparashikueshme. Fitorja e Trump ishte e drejtë. Politikat e reja do të jenë të paparashikueshme” shkroi multimiliarderi. Në account e tij në Tëitter Khodorkovsky ka qenë më kategorik. “Mbështetësit e Putin donin Trump. Ja ku është ai tani. Unë jam duke ngrënë popcorn. Më parë do “shuhen” cmimet e naftës. Dhe mos harroni Reganin” shkroi ai.

Por jo të gjithë politikanët ishin optimist për fitoren e Trump dhe një marrëdhënie të re të artë mes rusisë dhe SHBA, raporton newsbomb.al.

Kreu I Komisionit të politikës së jashtme të Dumas ruse, Leonid Slutskiy frikësohet nga premtimet paraelektorale të Trump duke nënkuptuar se lidhjet me Moskën do të thyhen shpejt.

“Ai ka thënë se SHBA duhet të ndërtojnë një marrëdhënie të re me Rusinë. Por akoma kemi shumë shembuj që këto premtime paraelektorale në politika negative drejt Rusisë” i tha ai agjencisë së lajmeve Moskva. “Ndoshta ishte duke luajtur me votuesit që nuk ishin dakord me fjalët e ashpra të Klintonit ndaj Rusisë” tha Slutskiy.

Edhe kisha orthodokse ruse gjithashtu e pa këtë lajm me optimizëm. “Nuk duhet të jemi shumë euforikë për fitoren e një kandidati republican” tha zëdhënësi I kishës për agjencinë Interfax. “Koha do të na tregojë sesi do të jetë presidenti, kur do të implementojë premtimet e bëra gjatë fushatës elektorale. Por me zgjedhjen e tij, ka shpresa që marrëdhëniet ndërkombëtare do të përmirësohen dhe mund të shohim një koalicion të vetëm global kundër terrorizmit”.

Ministri I jashtëm rus Sergey Lavrov ishte me konciz. Ai premtoi që Moska do të “gjykojë” presidentin e ri nga veprimet e tij. “Nuk mund të them se të gjithë liderët e mëparshëm ishin të parashikueshëm në cdo situatë, është pjesë e jetës, pjesë e politikës…Kemi dëgjuar shumë fjalë, por do të gjykojmë nga veprimet e tyre dhe të përgjigjen me aksione gjithashtu” i tha Lavrov agjencisë Tass.

Rusia është gati të punojë pavarësisht se kush do të jetë president, shtoi ai.

Lideri I Partisë Komuniste Gennady Zyuganov tha se as Trump dhe as Clinton nuk ishin mirë për Rusinë. “Pavarësisht se kush fitoi janë gjysma të njëri tjetrit” tha Zyuganov në një konferencë për shtyp. “Strategjia amerikane ka mbetur e njëjta në 200 vitet e fundit: ekspansioni, dhe marrja e resurseve globale.

Margarita Simonyan, drejtoresha e televizionit shtetëror tha se liderët perëndimore kanë bërë hapa larg popujve, raporton newsbomb.al.

“Jeremy Corbyn. Brexit. Trump. Ka akoma ndokush ndonjë dyshim? Bota është e lodhur me establishmentet, dhe gënjeshtrat e treguara nëpërmjet mediave të tyre kryesore” tha ajo në tëitter. “Njerëzit janë të lodhur nga lufta. Ata janë të lodhur nga masmedia. Ata janë të lodhur nga liberalizmi agresiv. Ata janë të lodhur nga emigrantët. Sido që të jetë mirë apo keq, ky tashmë është një fakt” deklaroi gazetarja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074970722198486
array(1) { ["section"]=> string(118) "rusi-si-u-prit-zgjedhja-e-trump-nga-deklarata-e-putin-te-duartrokitjet-e-dumes-ruse-e-tek-deklarimi-i-gazetareve-58980" }