Rusia afron raketat atomike në kufi me Europën, pas vendimit për evakuimin e 40 mln banorëve

Publikuar tek: bota, më 12:39 09-10-2016 Rusia afron raketat atomike në kufi me Europën, pas vendimit për evakuimin e 40 mln banorëve

Javët e fundit kanë qenë të mbushura me lajme që flasin për tensione mes fuqive të mëdha, madje disa parashikojnë edhe atë që do të ishte katastrofike për të gjithë njerëzimin Luftën e Tretë Botërore.

Vetëm katër ditë më parë Rusia ndërmori ushtrimin e madh për lëvizjen e plot 40 milion njerëzve në rast të një sulmi atomik, raporton "Newsbomb.al".

Por gjërat duken edhe më serioze tashmë që Rusia ka zhvendosur në Kalingrad raketat me mbushje atomike. Raketat janë vendosur në kufirin mes Polonisë dhe Lituanisë dhe sipas BBC, bëhet fjalë për një tjetër manovër stërvitore.

Scdgdg54dfght_1.jpg

Raketat e zhvendosura janë të llojit Iskander, sipas qeverisë polake që tashmë ka nisur hetimet, janë nga më të rrezikshmet. Ato kanë një reze prej 700 kilometra që do të thotë se nga pozicioni ku ndodhen aktualisht mund të godasin zemrën e Gjermanisë, Berlinin.

Megjithatë shqetësimi i Perëndimorëve nuk mbetet këtu. Sipas disa raporteve, Rusia gjithashtu po përpiqet të rrisë sasinë e armëve bërthamore, që aktualisht është më e madhe se ajo e SHBA-ve. /Newsbomb.al/

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Treni në Nju Jork me 600 persona në bord del nga shjinat: 40 të plagosur
Skena të frikshme dhe gërmadha pas sulmeve terroriste në Bagdad, humbin jetën 10 persona, plagosen 37 të tjerë »
Article Logic
Execution time: 0.0097370147705078
array(1) { ["section"]=> string(97) "rusia-afron-raketat-atomike-ne-kufi-me-europen-pas-vendimit-per-evakuimin-e-40-mln-banoreve-55581" }