Rusia dhe Arabia Saudite firmosin marrëveshje ushtarake

Publikuar tek: bota, më 10:39 06-10-2017 Rusia dhe Arabia Saudite firmosin marrëveshje ushtarake

President i Rusisë Vladimir Putin dhe mbreti i Arabisë Saudite, Selmane kanë rënë në një konsensus ushtarak. Ata nënshkruan një marrëveshje ushtarake dhe energjitike, me rastin e vizitës së parë të mbretit arab në Rusi.

Gjithashtu firmosja e një kontrate të tillë i hap rrugën Riadit për blerjen e sistemeve të mbrojtjes antiajrore S400 nën mbikëqyrjen e Kremlinit, që përbën një marrëveshje prej disa miliardë dollarësh.

Rreth 15 marrëveshje që përfaqësojnë miliarda dollarë, sipas presidentit të fondit rus të investimeve direkte, Kiril Dmitriev, u firmosën gjatë kësaj vizite.

Këto kontrata gjithashtu i hapen rrugën transferimit të teknologjive, duke mundësuar prodhimin e sistemeve S-400 në Arabi Saudite.

Theksojmë se mbreti arab është aleat i hershëm i Washingtonit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Organizata kundër armëve bërthamore fiton çmimin Nobel për Paqe 2017
Aksident i rëndë në Itali, vdesin 2 shqiptarë, plagoset një i tretë (EMRAT- FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.013299942016602
array(1) { ["section"]=> string(61) "rusia-dhe-arabia-saudite-firmosin-marreveshje-ushtarake-94930" }