Rusia dhe Irani reagojnë njëzëri: Sulmi i SHBA kaloi vijën e kuqe, do t’i përgjigjemi çdo agresioni tjetër

Publikuar tek: bota, më 14:27 09-04-2017 Rusia dhe Irani reagojnë njëzëri: Sulmi i SHBA kaloi vijën e kuqe, do t’i përgjigjemi çdo agresioni tjetër

Një qendër e përbashkët komande, e përbërë nga forcat e Rusisë, Iranit dhe aleanca e milicisë që mbështet presidentin sirian Bashar Assad, ka deklaruar se sulmi i SHBA mbi një bazë ajrore siriane i ka kaluar “vijat e kuqe” dhe tani do marrë përgjigje ndaj çdo agresioni të ri.

“Agresioni që Amerika ka kryer në Siri është tejkalim i vjave të kuqe. Nga sot e tutje ne do të përgjigjemi me forcë ndaj çdo agresori apo shkeljes së vijave të kuqe dhe Amerika e di aftësinë tonë për t’iu përgjigjur mirë”, thuhet në një deklaratë të publikuar nga grupi në median “Ilam al Harbi”, transmeton gazeta izraelite “Haaretz”.

Në deklaratën e grupit, ku bën pjesë edhe grupi militant Hezbollah, thuhet se asgjë nuk ka për t’i penguar ata të çlirojnë Sirinë. /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpërthim në Egjipt: Vdesin 13 persona, 40 të tjerë të plagosur
Përgjaket Egjipti në prag Pashkësh, ISIS merr përsipër sulmin »
Article Logic
Execution time: 0.011458873748779
array(1) { ["section"]=> string(110) "rusia-dhe-irani-reagojne-njezeri-sulmi-i-shba-kaloi-vijen-e-kuqe-do-t-i-pergjigjemi-cdo-agresioni-tjeter-74606" }