Rusia emëron Steven Seagal ambasador të vullnetit të mirë në SHBA

Publikuar tek: bota, më 15:33 05-08-2018 Rusia emëron Steven Seagal ambasador të vullnetit të mirë në SHBA

Aktori i filmave aksion Steven Seagal është emëruar ambasador i vullnetit të mirë në Amerikë, një lëvizje që Rusia e sheh si mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Presidenti rus Vladimir Putin tha se shpreson që emërimi do të jetë një simbol i përmirësimit të marrëdhënieve mes Moskës dhe Uashingtonit, raporton Reuters.

Ministria e Jashtme e Rusisë e përshkroi rolin e ri të Seagalit si ambasador i vullnetit të mirë me thellimin e lidhjeve mes dy kombeve në çështjet e kulturës, artit dhe të rinjve. Një deklaratë në faqen e ministrisë në Facebook të shtunën tha se pozicioni është "socio-politik" dhe aktori nuk do të paguhej.

Seagal, i lindur në Miçigan të SHBA-ve, e ka vizituar regullisht Rusinë, dhe në vitin 2016 Putin vendosi t’i japë pasaportën ruse.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011086940765381
array(1) { ["section"]=> string(72) "rusia-emeron-steven-seagal-ambasador-te-vullnetit-te-mire-ne-shba-130232" }