Rusia i del në krah Venezuelës, i jep borxhin 3.15 miliardë dollarë

Publikuar tek: bota, më 23:49 15-11-2017 Rusia i del në krah Venezuelës, i jep borxhin 3.15 miliardë dollarë

Rusia dhe Venezuela kanë nënshkruar një marrëveshje për ristrukturimin e borxheve, sipas së cilës Caracas do t’i paguaj Moskës 3.15 miliardë dollart e marrë hua, për 10 vite.

Ministria e Financave të Rusisë, ka thënë se pagesa e borxheve do të jetë minimale në gjashtë vitet e para, derisa vendi i Amerikës Jugore po përballet me krizë ekonomike dhe financiare, shkruan REL.

Ministri venezuelas për ekonomi dhe financa, Simon Zerpa, ka thënë para gazetarëve se fondet e marra hua nga Rusia, nga firmat e Venezuelës, përfshirë nga kompania e naftës PDVSA, nuk janë pjesë e marrëveshjes.

Sipas nënkryetarit venezuelas të ekonomisë, Wilmar Castro Soteldo, afatet e marrëveshjes janë shumë fleksibile dhe të favorshme për Caracasin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Parlamenti rus kalon ligjin që i quan gazetarët agjentë
Pamje dramatike nga Greqia: 16 të vdekur, dëmi i pallogaritshëm »
Article Logic
Execution time: 0.010644912719727
array(1) { ["section"]=> string(72) "rusia-i-del-ne-krah-venezueles-i-jep-borxhin-3-15-miliarde-dollare-99730" }