Rusia i jep 20 vjet burg regjizorit ukrainas të filmit Gramer, reagon Perëndimi

Publikuar tek: bota, më 16:36 26-08-2015 Rusia i jep 20 vjet burg regjizorit ukrainas të filmit Gramer, reagon Perëndimi Oleg Sentsov, regjizori ukrainas qe u denua me 20 vite burg ne Rusi

Një gjykatë në Rusi dënoi me 20 vite burg regjizorin ukrainas Oleg Sentsov drejtor i filmit Gramer që doli në 2011. Forcat ruse të sigurisë e arrestuan regjizorin një vit më parë në rajonin e Crimeas. 

Ai u arrestua në maj 2014 dhe u akuzua për sulme me grupet ultranacionaliste të majta të Ukrainës se kanë shpërthyer një statujë të Leninit.

Gjatë kohës që jepej vendimi për të Sentsov dhe Kolchenko, i akuzuari i dytë kënduan himnin kombëtar të Ukrainës.

Gjyqi i tyre u mbajt në një gjykatë ushtarake dhe u shoqërua me akuza për tortura dhe mungesë transparence sipas Amnesty International. “Ky gjyq ishte një mospërfillje cinike për të drejtat e njeriut” thotë kërkuesja e Amnesty International Heather McGill.

Avokatët e tij thanë se ai është arrestuar ilegalisht dhe nuk duhet të gjykohet në një gjykatë ruse. “Kjo nuk është vetëm e padrejtë, ky është një krim. Rrëmbimi i një qytetari ukrainas, në territorin e Ukrainës i ndjekur me tortura, është vecse krim” tha avokatja Evgenia Zakrevskaya.

Në korrik në një dekaratë të OSBE, ambasadori i SHBA Daniel Baer akuzoi Rusinë se po e mbante peng Sentsov.

Shumë organizata ndërkombëtare dhe qeveri shtetesh perëndimore kanë reaguar për arrestimin e tij. President ii Ukrainës Poroshenko shkruan në rrjetet sociale: “Mbahu Oleg. Koha do të vijë edhe për ata që organizuan gjyqin tallës për ju, dhe do të gjenden përpara bankës së të akuzuarve”. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0088248252868652
array(1) { ["section"]=> string(84) "rusia-i-jep-20-vjet-burg-regjizorit-ukrainas-te-filmit-gramer-reagon-perendimi-19242" }