Rusia jashtë konkurimit për Eurovision 2017, përplasje e ashpër mes shteteve

Publikuar tek: bota, më 13:22 14-04-2017 Rusia jashtë konkurimit për Eurovision 2017, përplasje e ashpër mes shteteve

Kanali Channel One, që ka të drejtën e transmetimit në Rusi , ka vendosur të mos e transmetojë festivalin që do të mbahet muajin tjetër në Kiev.

Kjo kundërpërgjigje zyrtare erdhi pasi Ukrahina kërkoi që të mos lejohej këngëtarja ruse Julia Samoilova të performonte në Festivalin Europian të Këngës, Eurovizion.

Vendimi i Channel One, shuan përfundimisht shpresat për pjesëmarrjen e Rusisë në Eurovision”, ka thënë një zyrtar i Europe Broadcasting Union (EBU).

Vendimi për mos transmetimin e festivalit, nga televizioni rus, ka hedhur kështu poshtë çdo ide dhe mundësi pjesëmarrje ruse.

Një rast i tillë, duket se ka nxitur problemet e hershme mes vendeve, duke u cilësuar si një akt politik nga Ukrahina.

Akuza të shumta janë bërë nga përfaqësuesit Rus, të cilët kanë dënuar aktin e Ukrahinës dhe kanë kërcënuar me bojkot të përhershëm të këtij festivali. Ndërkohë vendi ynë do të prezantohet në Eurovizion 2017 nga këngëtarja Linda Halimi me këngën 'Botë'.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rezultate alarmante: Mbajini fëmijët larg smartfonëve. Ja çfarë u ndodh me 1 prekje të ekranit
Sulme të reja nga SHBA: Rusia, Siria dhe Irani kritika të ashpra Washington-it »
Article Logic
Execution time: 0.0093488693237305
array(1) { ["section"]=> string(81) "rusia-jashte-konkurimit-per-eurovision-2017-perplasje-e-ashper-mes-shteteve-75176" }