Rusia jep 19 milionë dollarë për ushqime vendase si luftë ndaj “Mc Donalds”

Publikuar tek: bota, më 16:29 10-04-2015 Rusia jep 19 milionë dollarë për ushqime vendase si luftë ndaj “Mc Donalds”

Vëllezërit Andrei Konchalovsky dhe Nikita Mikhalkov kanë fituar 19 milionë dollarë hua nga shteti rus për të financuar ushqimet e shpejta zinxhir “Eat At Home” si një rivalitet ndaj “Mc Donald’s”.

Qëllimi i këtyre dyqaneve është që të rritet ndërgjegjësimi për ushqimet vendase, të reduktohen importet dhe produktet amerikane nëpërmjet dyqaneve të “Mc Donald” dhe ata do të përdorin 35% të produketeve vendase dhe nga rajoni. Ata kanë bërë një kërkesë për kredi më datë 16 mars dhe është miratuar nga kryeministri i Rusisë Arkady Dvorkovich pas një takimi që ka zhvilluar me Vladimir Putin.

Vëllezërit sipërmarrës duhet që ta paguajnë kredinë brenda 5 viteve dhe ndërtimet e tyre fillestare përfshijnë kuzhina, 41 kafene dhe 91 dyqane për shitjen e ushqimit të përgatitur.

Ata janë aktualisht në shoqëri me brandin e Yedim Doma “Eat At Home” dhe bashkëshortja e tij prezanton gatime në një show televiziv, zotërojnë dy restorantë në Moskë si dhe shesin e sugjerojnë receta nëpërmjet websajtit. Andrei dhe Nikita janë vëllezër dhe fëmijë të autorit që shkroi tekstin e himnit kombëtar të Rusisë

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022229909896851
array(1) { ["section"]=> string(78) "rusia-jep-19-milione-dollare-per-ushqime-vendase-si-lufte-ndaj-mc-donalds-8376" }