Rusia kërkon publikisht ndryshimin e rendit liberal botëror, Lavrov: Perëndimi ka rënë

Publikuar tek: bota, më 17:05 18-02-2017 Rusia kërkon publikisht ndryshimin e rendit liberal botëror, Lavrov: Perëndimi ka rënë

Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergey Lavrov bëri sot thirrje për një vendosje të një rendi botëror post-perëndimor, duke i propozuar SHBA një marrëdhënie pragmatike.

"Nuk pajtohemi me ata që akuzojnë Rusinë për tentativë për të shkatërruar rendin liberal botëror. Kriza e këtij modeli ishte e planifikuar pasi koncepti i globalizmit politik dhe ekonomik u ndërtua nga një elitë shtetesh për të dominuar pjesën tjetër", pohoi ai.

"Udhëheqësit e përgjegjshëm duhet të bëjnë një zgjedhje. Shpresoj që kjo zgjedhje të jetë ajo e një rendi botëror demokratik dhe të drejtë. Nëse dëshironi, bëni thirrje për post-perëndim", shtoi zyrtari më i besueshëm i Vladimir Putin.

Sipas tij, në këtë rend të ri, çdo shtet sovran do të kërkojë për të balancuar interesat e tij dhe ato të partnerëve te tij.

Kjo kërkesë publike e Moskës i afrohet qëndrimeve të presidentit amerikan, Donald Trump, ndërsa Europa me Gjermaninë dhe Francën po përpiqen të rezistojnë gjithnjë e më shumë dhe i frikësohen një bashkëpunimi SHBA-Rusi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Merkel mesazh Trump: NATO i ka shërbyer SHBA-së për të shfaqur potencialin
Meksika kërkon aleancë me Kanadanë kundër SHBA për tregtinë e lirë »
Article Logic
Execution time: 0.010792016983032
array(1) { ["section"]=> string(90) "rusia-kerkon-publikisht-ndryshimin-e-rendit-liberal-boteror-lavrov-perendimi-ka-rene-69158" }