Rusia me qëndrim gjithnjë e më të zbutur ndaj Kosovës

Publikuar tek: bota, më 20:13 03-05-2016 Rusia me qëndrim gjithnjë e më të zbutur ndaj Kosovës

Moska po mban gjithnjë e më shumë një qëndrim të zbutur ndaj Republikës së Kosovës. Kjo vihet re kryesisht në aspektin kulturor dhe sportiv, ku Rusia të paktën publikisht ka kundërshtuar me tone të zbutura praninë e Prishtinës në evente dhe organizata ndërkombëtare, siç ishte edhe rasti i UEFA-s.

Pas anëtarësimit të Kosovës, Ministri rus i sporteve, Vitaly Mutko u shpreh se vendimi i shumicës duhet respektuar edhe pse Rusia votoi kundër.

Ndërkohë, Russia Today në shkrimin për ngjarjen e sotme e quan Kosovën si ish-provincë të Serbisë, ndërsa thekson se ajo është njohur kryesisht nga vendet e NATO-s dhe aleatët e kësaj organizate ushtarake.

Pak ditë më parë, kampiones Majlinda Kelmendit iu lejua të përfaqësohej në Rusi, gjatë kampionatit europian të xhudos, me flamurin dhe himnin e Kosovës, që sipas trajnerit të saj ishte mundësuar me ndërhyrjen direkte të presidentit Vladimir Putin.

Ky qëndrim i ri i Moskës ka ardhur gradualisht që pas ngjarjeve në Ukrainë, ku rajoni i Krimës në mënyrë arbitrare u shkëput për t’iu bashkuar Rusisë. Në lindje të Ukrainës janë shpallur “shtete” të pavarura, drejtuesit të cilës financohen nga Moska. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12702798843384
array(1) { ["section"]=> string(59) "rusia-me-qendrim-gjithnje-e-me-te-zbutur-ndaj-kosoves-39391" }