Rusia nis hetimet: Amerikanët nuk kanë shkuar kurrë në Hënë

Publikuar tek: bota, më 18:58 20-06-2015 Rusia nis hetimet: Amerikanët nuk kanë shkuar kurrë në Hënë

Një zyrtar rus ka hedhur dyshime mbi udhëtimin e njeriut të parë në Hënë dhe ka kërkuar që shteti rus të nisë hetimet se çfarë ndodhi në të vërtetë pasi pamjet e NASA-s u zhdukën në mënyrë misterioze.

Vladimir Markin, zëdhënës i Komitetit Hetues të qeverisë ruse ka kërkuar një hetim pasi videoja dhe një copë shkëmbi hënor, pasi u kthyen në Tokë, u zhdukën për të mos u bërë më kurrë publike.

Ai tha se një investigim i tillë është me rëndësi jetike për të mësuar më shumë rreth udhëtimit të parë në Hënë. Sipas Markin, të gjitha të artefaktët që kanë mbërritur nga sateliti i Tokës, janë pjesë e trashëgimisë botërore dhe humbja e tyre është një tragjedi për të gjithë njerëzimin.

NASA tha në vitin 2009 se kishte fshirë të gjitha fotografitë me rezolucion të lartë të shkrepura në Hënë, dhe të vetmet fotografi që kanë mbetur janë ato të “hapit gjigand të njerëzimit” nga Armstrong.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025691986083984
array(1) { ["section"]=> string(64) "rusia-nis-hetimet-amerikanet-nuk-kane-shkuar-kurre-ne-hene-14131" }