Rusia “nis tërheqjen e trupave” nga Siria

Publikuar tek: bota, më 07:16 12-12-2017 Rusia “nis tërheqjen e trupave” nga Siria

Rusia ka nisur tërheqjen e disa trupave të saj nga Siria, tha ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar tërheqjen e pjesshme gjatë një vizite të paparalajmëruar në Siri, që ka realizuar të hënën.

Mbështetja ruse ka qenë e rëndësishme për kthimin e luftës civile në Siri në favor të forcave qeveritare, të udhëhequra nga presidenti Bashar al-Assad.

Putin ka urdhëruar tërheqje të ngjashme të trupave edhe vitin e kaluar, por operacionet e ushtrisë ruse kanë vazhduar.

I pyetur se sa kohë do t’i duhet Rusisë për tërheqjen e kontingjentit të saj ushtarak, ministri rus i Mbrojtjes, Shoigu, tha se “kjo do të varet nga situata në Siri", shkruan rel. 

Lufta civile në Siri ka nisur qysh në vitin 2011. Rusia ka nisur fushatën e sulmeve ajrore kundër, siç ka thënë, terroristëve në vitin 2015. Qysh atëherë, Moska ka rritur edhe praninë ushtarake në terren.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Donald Trump zyrtarisht urdhëron Nasa-n: Bëhuni gati të shkoni sërish në Hënë
E frikshme! Xhironte video për Instagram, i riu bie nga pallati shumëkatësh (MOMENTI FATAL) »
Article Logic
Execution time: 0.013087034225464
array(1) { ["section"]=> string(46) "rusia-nis-terheqjen-e-trupave-nga-siria-102758" }