Rusia nis vaksinimin masiv NESËR, qendrat e vaksinimit kundër Covid-19 hapen me 5 dhjetor

Publikuar tek: bota, më 11:50 04-12-2020 Rusia nis vaksinimin masiv NESËR, qendrat e vaksinimit kundër Covid-19 hapen me 5 dhjetor

Rusia po përgatitet për nisjen e fushatës së vaksinimit masiv kundër koronavirusit që nga dita e nesërme.

Kryetari i bashkisë së Moskës Serghei Sobyanin e bëri të ditur lajmin përmes një njoftimi në blogun e tij.

“Në koordinim me qeverinë, ne fillojmë të ofrojmë takime në internet për punonjësit e arsimit dhe shëndetësisë, si dhe punonjësve të shërbimeve sociale në qytet nga dita e nesërme. Lista (se kush mund të vaksinohet) do të zgjerohet në javët e ardhshme kur të mbërrijnë grupe të reja të vaksinës. Qendrat e vaksinimit do të hapen në 5 Dhjetor”,- tha Sobyanin.

Sipas studiuesve rus, vaksina kundër koronavirusit "Sputnik V", është 91,4% efektive.

Në 24 orët e fundit, Rusia ka pasur numrin më të lartë të rasteve të reja me koronavirus që nga fillimi i pandemisë, pasi u infektuan 28,145 persona dhe u shënuan 554 viktima.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Këto janë kodet sekrete që zhbllokojnë filmat në NETFLIX
Ekzekutohet publikisht një qytetar se shkeli rregullat anti-covid, bëhet shembull frike për të tjerët (JA KU NDODHI NGJARJA) »
Article Logic
Execution time: 0.010195016860962
array(1) { ["section"]=> string(95) "rusia-nis-vaksinimin-masiv-neser-qendrat-e-vaksinimit-kunder-covid-19-hapen-me-5-dhjetor-230142" }