Rusia: Një sulm kundër Koresë së Veriut do të sillte një tragjedi kolosale

Publikuar tek: bota, më 22:13 17-08-2017 Rusia: Një sulm kundër Koresë së Veriut do të sillte një tragjedi kolosale

Ministria ruse e Punëve të Jashtme paralajmëroi sot se një sulm ushtarak kundër Koresë së Veriut do të sillte një tragjedi kolosale me tmerrësisht shumë civilë të vdekur.

“Të gjitha palët e përfshira në tensionet në gadishullin Korean duhet të tregojnë përmbajtje dhe të parandalojnë situatën në arritjen në pikën e mos kthimit”, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Maria Zakharova në një koment të publikuar nga agjencia zyrtare e lajmeve, TASS.

“Nuk ka alternativë tjetër nga zgjidhja paqësore e tensioneve mes Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut”, shtoi ajo, transmeton atsh.

Rusia dhe Kina, që kanë marrëdhëniet më të ngushta diplomatike me shtetin e izoluar të Koresë së Veriut, janë përpjekur të nxisin një marrëveshje paqeje ku Koreja e Veriut të ndërpresë programin me armë bërthamore në këmbim të ndërprerjes nga Koreja e Jugut të stërvitjeve ushtarake me SHBA-në, njoftoi TASS.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ISIS merr përsipër sulmin në Barcelona
Gruaja shqiptare filmon momentin e arrestimit të terroristit në Barcelonë »
Article Logic
Execution time: 0.012048959732056
array(1) { ["section"]=> string(79) "rusia-nje-sulm-kunder-korese-se-veriut-do-te-sillte-nje-tragjedi-kolosale-89427" }