Rusia njofton vrasjen e liderit suprem të ISIS-it, Abu Bakr Al-Baghdadi

Publikuar tek: bota, më 09:12 16-06-2017 Rusia njofton vrasjen e liderit suprem të ISIS-it, Abu Bakr Al-Baghdadi

Moska zyrtare ka njoftuar mëngjesin e sotëm se ka eliminuar liderin  suprem të ISIS-it, gjatë një sulmi ajror.

Ministria ruse e mbrojtjes deklaroi se udhëheqësi famëkeq Abu Bakr Al-Baghdadi është vrarë në një sulm ajror në jug të Raqqa të Sirisë, më 28 maj, shkruan Sky News. 

Në një deklaratë, ministria tha se ishte ende duke kërkuar konfirmim, por, sipas saj, burime të sigurta i kishin raportuar ushtrisë ruse se udhëheqësi i ISIS-it ishte eliminuar gjatë sulmit ajror. Më shumë se 300 luftëtarë u vranë nga bastisjet ajrore, duke përfshirë 30 udhëheqës militantë të nivelit të mesëm./Newsbomb.al/ 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Zjarri është këtu, po vdes! S'ia dalim dot!”, zbulohen mesazhet e lamtumirës nga personat e bllokur mes flakësh në Londër
Bilanc tragjik në Londër, 30 të vdekur dhe 76 të zhdukur »
Article Logic
Execution time: 0.012783050537109
array(1) { ["section"]=> string(76) "rusia-njofton-vrasjen-e-liderit-suprem-te-isis-it-abu-bakr-al-baghdadi-82693" }