Rusia paralajmëron kurdët: Tërhiquni ose do përballeni me ushtrinë turke

Publikuar tek: bota, më 13:54 23-10-2019 Rusia paralajmëron kurdët: Tërhiquni ose do përballeni me ushtrinë turke

Rusia paralajmëroi forcat kurde të YPG këtë të mërkurë, se ata do të përballen me konflikte të mëtejshme të armatosur me Turqinë nëse nuk do të respektojnë marrëveshjen, turko-ruse, që kërkon tërheqjen e tyre nga kufiri veri-lindor që lidh Sirinë me Turqinë.

Paralajmërimi i Moskës erdhi pak para se forcat e sigurisë ruse dhe ato siriane të fillojnë mbikëqyrjen e largimit të luftëtarëve të YPG dhe armëve të paktën 30 km (19 milje) brënda Siris, sipas marrëveshjes së arritur nga presidentët Vladimir Putin dhe Tayip Erdogan

Një tërheqje e plotë e YPG, do të shënonte fitoren e Erdogan, i cili nisi një ofensivë ndërkufitare më 9 tetor për të larguar militantët kurdë nga kufiri dhe për të krijuar një "zonë të sigurt" për kthimin e refugjatëve sirianë.

Marrëveshja, nënvizon gjithashtu ndikimin mbizotërues të Putinit mbi Sirinë dhe vulos rikthimin e aleatit të tij Presidentit Bashar al-Asad, në veri-lindje të Sirisë për herë të parë ndër vite, duke miratuar vendosjen e rojeve kufitare siriane nga mesdita e së mërkurës.

Gjashtë ditë më vonë, forcat ruse dhe ato turke do të fillojnë patrullimin e një rrip toke prej 10 km në veri-lindje të Sirisë, ku trupat e SHBA kanë qënë të vendosur me vite me radhë së bashku me ish-aleatët e tyre kurdë.

Këto ndryshime pasqyrojnë ritmin marramendës të ndryshimeve që po ndodhin në Siri, që kur Presidenti Donald Trump njoftoi tërheqjen e forcave amerikane nga Siria veriore në fillim të këtij muaji. 

Kamandantët e militantëve kurd, i duhet ende të japin një përgjigje në lidhje me marrëveshjen e arritur midis Rusisë dhe Turqisë, dhe nuk është ende e qartë se si do të bëhet tërheqja e tyre e menjehershme

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021854162216187
array(1) { ["section"]=> string(78) "rusia-paralajmeron-kurdet-terhiquni-ose-do-perballeni-me-ushtrine-turke-183187" }