Rusia reagon ashpër kundër Ramës: E verifikuam disa herë deklaratën e tij, e papranueshme

Publikuar tek: bota, më 22:46 26-02-2019 Rusia reagon ashpër kundër Ramës: E verifikuam disa herë deklaratën e tij, e papranueshme

Rusia reagon pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se “Kosova është Shqipëri”. Përmes zëdhënëses së Ministrisë së jashtme ruse, Maria Zakharova, Kremlini e quan të papranueshme deklaratën e Ramës.

Rusia sipas saj nuk mund te rrije pa folur, sidomos kur Rama, sic theksoi Zakharova, e bëri të qartë se Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë nuk është një “plan B” por “një plan A”.

“Menduam se mbase nuk ishte përkthyer mirë deklarata e tij, ndaj e verifikuam disa herë. Kryeministri shqiptar e lidhi implementimin e këtij plani me diskutimet aktuale mbi korrigjimin e kufijve në kuadër të procesit të negociatave dhe arritjes së një marrëveshjeje finale mes Beogradit dhe Prishtinës. Ne konsiderojmë se retorika të tilla janë krejtësisht të papranueshme. Kjo është një çështje që ka të bëjë me shkeljen e integritetit territorial të Serbisë dhe statusin e Rajonit Autonom të Kosovës”, u shpreh Zakharova.

Këtë ne e shohim si shkelje të rezolutës 1244 të Këshillit të sigurimit të OKB-së, vazhdoi zëdhënësja e cituar nga mediat serbe e ato kosovare, që më tej kërkoi edhe reagimin e Perëndimit për “plane të tilla gjeopolitike”.

Zakharova theksoi edhe një herë se pozicioni i Rusisë mbi zgjidhjen e çështjes së Kosovës, mbetet i pandryshuar.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013342142105103
array(1) { ["section"]=> string(94) "rusia-reagon-ashper-kunder-rames-e-verifikuam-disa-here-deklaraten-e-tij-e-papranueshme-154363" }