RUSIA, si ka ndërhyrë Kremlini në Vjenë, bjondja e video-skandalit u hoq si mbesa e Oligarkut rus (NDERHYRJA E SHERBIMEVE SEKRETE)

Publikuar tek: bota, më 16:12 22-05-2019 RUSIA, si ka ndërhyrë Kremlini në Vjenë, bjondja e video-skandalit u hoq si mbesa e Oligarkut rus (NDERHYRJA E SHERBIMEVE SEKRETE)

Të martën në mëngjes në Vjenë, pas 48 orësh transmetimi të videos që solli rrëzimin e kancelarit dhe zv.kancelarit të qeverisë auustriake për frikën e marrjes së rryshfetit dhe infuencës ruse, një delegacion rus mberriti në Austri.

Midis tyre edhe Alexander Gushko, zv.ministër i Jashtëm i Rusisë dhe kryetar i komitetit të çështjeve te jashtme në senatin rus, si dhe kreu i lobit më të madh të biznesit në Rusi, një aleat i ngushtë i presidentit Vladimir Putin. Të gjithë ishin mysafirë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë.

Delegacioni do të pritej nga zyrtarë të lartë austriakë dhe ministra, si dhe në Akademonë e Mbrojtjes, e përshkruar si “truri” i Forcave të Armatosura austriake dhe sigurisë. Johann Peterlik, kreu i zyrës së jashtme të Austrisë dhe i emëruar nga partia e djathtë Freedom, do të hapte sesionin me një fjalim. Lidershipi i partisë Freedom pritej për kokteil në ambasadën Ruse.

Pritja vjeneze për një delegacion të nivelit të lartë rus, vend që është nën sansksionet e BE dhe USA për aneksimin e Krimesë dhe luftën në Ukrainën Linodre, ishte një kujtesë për lidhjet e ngushta ndërmjet qeverisë së djahtë dhe Kremlinit.

Lidhjet e shpeshta e kanë bërë Austrinë në një objekt dyshimesh për agjencitë ndërkombëtare të inteligjencës, kryeqytetet e BE dhe disa lëvizje ultra konservative në Evropë që mund të jenë edhe aleatë natyralë të kësaj partie. Ato ngrenë në mënyrë të pakundërshtueshme pyetjen rreth gjykimit te Sebastian Kurtz, kancelarit të ri austriak dhe lider të partisë Popullore Austriake që jo vetëm krijoi një koalicion me të djathtën ekstreme, por më pas i la kontrollin e ministrive të Brendshme, Mbrojtjes dhe të Jashtme. Karin Kneissl, ministre e Jashtme ftoi edhe Vladimir Putin në dasmën e saj vitin e kaluar.

Dyshimi që Austria ishte vënë nën influencën ruse u ekspozua të premten në mbrëmje kur zv.kancelori dhe lideri i të djathtës Heinz Christian Strache u tregua në video duke diskutuar për donacione ilegale, dhe në kthim garanci për kontrata qeveritare. Zoti kurtz menjëherë reagoi në heqjen e Strache dhe aleatët e tij nga qeveria.

Gruaja në video tha se ishte mbesa e një oligarku rus Igor Makarov. Ai i tha medias ruse se nuk ishte i përfshirë, se nuk kishte mbesë dhe ishin duke përdorur metoda legale për të gjetur se kush kishte përdorur emrin e tij pa lejen e tij. Zëdhënësi i Kremlinit Dimitry Peskov tha këtë javë se skandali “nuk ka lidhje dhe nuk ka të bëjë me ne”.

Por shumë vëzhgues politikë në Vjenë, thonë se prioritetet e zotit Strache ishin të qarta që nga fillimi. Që prej vitesh, partia e tij ka vendosur lidhje me lëvizjet populiste të djathta dhe lidhjet me Vladimir Putin në Rusi. “E djathta austriake ka kthyer 180 gradë në 15 vite” thotë Berndhard Ëeidinger, një ekspert i ekstremistit të djathtë të pasluftës. “Historikisht, ata kanë qenë vërtetë anti-rus. Ditët e sotme, ata duke përfshirë edhe neo-Nazi janë qartësisht pro-ruse dhe me këtë dua të them pro Kremlinit dhe pro Putinit.

Në dhjetor 2016, Mr Strache dhe zyrtare të partisë së tij vizituan Moskën për të firmosur një marrëveshje bashkëpunimi 10 vjecare ndërmjet partisë Freedom dhe United Russia, partia më e madhe pro Putinit, të angazhuar për të ndarë eksperienca dhe ekspertizë.

Vjena ndërkohë ishte kthyer në një qendër ndërkombëtare për aktivitete ruse të lidhura me të djathtën. Një raport i fundit nga akademikë austriakë thanë se qyteti ishte një vend i sigurt për Kremlinin të shpërndante rrjetin ekstrmist prorus nëpër evropë.

Akoma marrëdhënia mes partisë Freedom dhe Rusisë nuk është njëdimensionale. “Kremlini nuk është homogjen” thotë Christo Grozev, një analist i interesave politike ekstraterritoriale të Rusisë. “Nuk ka nevojë për një reform të kordinuar në drejtim të kësaj”.

Pesë vite me parë psh, oligarku rus Konstandin Malofeev, një sponsorizues i projekteve konservative që lidhen me kishën orthodokse, ishte një ndër lidhësit ndërmjet të djahtës austriake dhe Kremlinit.

Ndërkohë që Malofeev ndërtonte ura ideologjike, ai ishte i pamundur që të ngrinte prestigjin e Freedom në struktura të tjera të fuqishme në Moskë.

Ekspertët thonë se fokusi i partisë Freedom maskohej për një lidhje me të fortë mes Rusisë dhe Austrisë: vlerën që këto figura të rëndësishme në kremlin të vendosnin lidhje me dy parti të rëndësishme Socialdemokratët austriakë dhe zotin Kurtz të partisë së Popullit.

“rusët kanë marrëdhënie të mira me këto parti” thotë Anton Shekhovtsov, një professor i universitetit të Vjenës dhe autor I një libri të fundit për lidhjet e Rusisë me të djathtën në Evropë. “Ata nuk duan të hedhin në erë marrëdhëniet me këto parti”.

Në vecanti, zoti Shekhovtsov thotë se rusët vlerësojnë lidhjet e thella me këto parti tradicionale që u jepen bizneseve austriake. (Marrë me shkurtime nga FT)

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096909999847412
array(1) { ["section"]=> string(133) "rusia-si-ka-nderhyre-kremlini-ne-vjene-bjondja-e-video-skandalit-u-hoq-si-mbesa-e-oligarkut-rus-nderhyrja-e-sherbimeve-sekrete-165308" }