Rusia zgjat sanksionet për Shqipërinë, këto janë degët që e pësojnë më shumë

Publikuar tek: bota, më 19:43 06-07-2017 Rusia zgjat sanksionet për Shqipërinë, këto janë degët që e pësojnë më shumë

Zgjatja e sanksioneve ruse për Shqipërinë do të vazhdojë, kjo gjë është konfirmuar me anë të një dekreti të firmosur nga ana e persidentit rus Vladimir Putin.

Sanksioni kundër Shqipërisë ekziston që prej disa vitesh dhe është vendosur si masë ndaj vendeve që kundërshtuan Rusinë dhe vendosën saksione ndaj saj, pas ngjarjeve në Ukrainë dhe aneksimit të paligjshëm të Krimesë.

Në dekretin që mban datën 30 qershor, Putin vendos zgjatjen e bllokimit deri më 31 dhjetor 2018, për Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Europian, Kanadanë, Australinë, Norvegjinë, Ukrainën, Shqipërinë, Malin e Zi, Islandën dhe Lihtenshtajnin, të cilave nuk u lejohet të çojnë në Rusi asnjë produkt bujqësor apo lëndë të para për industrinë.

Dekreti i Putinit është miratuar në datën 4 korrik nga kryeministri Medvedev, duke i hapur rrugë në këtë mënyrë zgjatjes së sanksioneve ruse kundrejt Shqipërisë, sanksione këto që prekin kryesisht eksportin e produkteve bujqësore.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Donald Trump bën gafën e parë në prag të Samitit të G20. Do shkriheni së qeshuri (Video)
G 20-ta pritet me protesta të dhunshme në Hamburg »
Article Logic
Execution time: 0.010704040527344
array(1) { ["section"]=> string(81) "rusia-zgjat-sanksionet-per-shqiperine-keto-jane-deget-qe-e-pesojne-me-shume-85280" }