S'do ketë drejtësi për 21 Janarin, popujt si fitojnë dot gjyqet me qeveritë

Publikuar tek: analiza-komente, më 11:24 22-01-2016 S'do ketë drejtësi për 21 Janarin, popujt si fitojnë dot gjyqet me qeveritë

Nga Ben Blushi

Jam i shokuar sot nga ajo çka dëgjova për 21 janarin dhe mendoj se si do të mbrohesha vetë nëse do më duhet te mbrohesha për një apo disa vrasje. Ajo që u tha sot ishte se pushteti nuk merret me dhunë dhe që pushteti mos merret me dhunë ai duhet mbrojtur me armë. Unë them se është ndryshe.

Pushteti mbrohet me armë kur sulmohet me armë. Në 21 janar të vitit 2011 kjo nuk ndodhi. Pushteti nuk u sulmua me armë dhe nuk kish pse të mbrohej me armë.

Megjithatë ata që mbrohen sot për 21 janarin thonë se pushteti mbrohet me armë.

Po çështja është kush e thotë këtë?

Kush thotë se pushteti nuk merret me armë? Janë engjej që dolen nga librat e demokracise se botës dhe zbriten në parlament për të na bërë moral?

Jane pacifiste, budiste, gandiste, rugoviste, janë  murgj kineze apo prifterinj katolike shqiptarë të dhunuar në shejtninë e tyre?

Jo janë politikanë shqiptarë.

Ne 20 vitet e fundit me ka rastisur të shoh dy herë të shtëna armesh në bulevard. Heren e pare kam qene brenda kryministrise dhe heren e dyte jashtë kryministrise.

Hera e pare ishte 14 shtatori i vitit 1998 dhe hera e dyte 21 janari i vitit 2011.

Në shtator 1998 kryministria u sulmua me armë. Qeveria doli që andej për të mos vrarë ata që  e qellonin. Për fat të mirë në ndergjegjien tonë, që  ishim atë ditë aty, nuk rëndon asnjë vrasje.

Me mirë  zyrat bosh apo arkivolet bosh? Ne bëmë këtë zgjedhje dhe besoj se nuk e patem gabim. Qeveria u zbraz dhe arkivolet nuk u mbushën.

Ata që qëlluan donin të merrnin pushtetin me dhunë dhe për gati 10 ore e morën. Kryeministrinë dhe televizionin shteteror, i pushtuan. Une i pyes sot çfarë ishte kjo? Ishte një grusht shteti me arme me tanke dhe me kallashë. A u sulmua qeveria me arme në 14 shtator 1998? Nuk besoj se ka njerez në PD që  e kundershtojne këtë.

Atehere pyetja është me kë jeni ju me 21 janarin apo me 14 shtatorin? Sepse është e pamundur të jesh me të dyja. Eshtë e pamundur te jesh edhe me armen edhe me viktimen, edhe me të zezen edhe me të bardhën, edhe me paqen edhe me luftën. Vjen një ditë kur duhet të zgjedhesh?

Me ke jeni ju sot? Të dyja nuk mund të jenë të vërteta.

Ose qendron 14 shatori ose qëndron 21 janari. Une them se pacifistet kanë të drejtë të jenë kunder jush edhe në 14 shator edhe në 21 janar. Pacifistet do kishin të drejte në të dyja rastet, kurse ju e keni gabim në të dyja. Edhe në shtator 98 edhe në janar 2011.

E dini pse? Sepse në të dyja raste armet ishin në doren tuaj. Po si ka mundesi që  gjithmone armet janë  në një dorë? Si ka mundesi që  edhe kur jeni në pakicë edhe kur jeni në pushtet, ju reagoni me armë? Une besoj se e kam një pergjigje. E keni ndertuar normën politike jo mbi ligj, por mbi kanun.

Ne 21 janar ju vratë. Në 14 shtator tentuat të vrisnit. Nese nuk ndaheni nga norma kanunore do vrisni prapë sepse askush ndër ju, dhe kjo me habit, nuk është ngritur të thotë që në 14 shtaor dhe ne 21 janar, në të dyja rastet keni qenë në anën e gabuar të historisë. Ajo që me habit është se si nuk ka njeri ndër ju që  ta beje këtë diference.

Na kundershtoni ne për  taksat, për koncesionet për arsimin, për korrupsion, për rendin dhe për   shendetesine, por mos merrni armet për të na bindur se keni të drjtë. Atë ditë do jeni një parti e çliruar nga kanuni dhe e mbrojtur nga ligji. Kjo është çeshtja.

Duke mos pranuar se i keni vrare kur nuk duhej ju i keni vrare dy here, Ziverin Hekuranin, Aleksin dhe Faikun.Por nuk është vetem kaq dhe ky dem që i keni bërë trupes reaguese ne kete vend është disa fish më i madh.

Ju keni ngjallur dyshimi se ne kete vend qeveria te vret nëse e kundershton. Këtë frikë nuk e ka sot një gjerman, nuk e ka një grek, nuk e ka një maqedon, nuk e ka një bullgar nuk e ka një turk, por sigurisht që  e ka një shqiptar. Për shkak të 21 janarit.

Ata të kater u vranë pa shkak, por e keni pyetur veten se çdo bënin në se do ishin gjallë? Une mendoj se e di. Ata nuk janë më por arsyet se pse ata dolen ne prosteste janë aty. Nëse nuk do iknin në emigracion, Ziveri, Faiku Aleksi dhe Hekurani mund të dilnin serish në proteste kundër varfërisë, korrupsionit dhe koncesioneve. Nuk dalin dot se janë vrarë. Nese do ishin gjalle ata të kater mund te dilnin serish ne rruge kunder korrupsionit dhe koncesioneve.

Nuk dalin dot se janë vrarë.  Ata mund të dilnin serish në proteste me femijet e tyre studente kunder ligjit te arsimit te larte.Nuk dalin dot se janë vrarë. Mund te dilnin ne proteste se permbyteshin cdo vit, se nuk merrnin sherbimet e duhura se nuk ndertonin dot, se nuk paguanin dot ilacet me pensionet dhe rrogat e tyre mirezabel, por ata nuk dalin dot.

E dini pse? Se janë të vrare, të kallur dhe të mbytur në dhe. Ata nuk janë me. Dhe bashke me ta edhe fryma protestuese e ketij vendi e cila nga 21 janari është e ndrydhur, e dobesuar e lemerisur, e braktisur, e dhunuar dhe e lincuar. Ata të katër nuk janë më. Sepse ata janë vrare.

Shqiperia nuk humbi vetem katër burra, ajo humbi forcen për të kundershtuar dhe kjo është edhe më e rëndë se vrasja e katër burrave. Në këtë kuptim unë them se 21 janari nuk është vetëm kaq sa themi ne. Ai nuk është një vrasje. Më 21 janarin e vitit 2011 ne kemi shkurtuar numrin e kundërshtarëve të çdo qeverie, të çdo mjerimi dhe të çdo abuzimi.

Duke i vrarë ju e keni kthyer 21 janarin në një datë aleate të çdo qeverie. Sepse në 21 janar kanë fituar qeveritë mbi popullin dhe prandaj mendoj se nuk do këtë drejtësi për 21 janarin fatkeqesisht.

Sepse popujt nuk i fitojnë dot gjyqet me qeveritë. Te pakten në Shqiperi ende jo.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027042150497437
array(1) { ["section"]=> string(80) "s-do-kete-drejtesi-per-21-janarin-popujt-si-fitojne-dot-gjyqet-me-qeverite-30676" }