'S'dua ta përsëris', Eduart Grishaj: Arbana më bën kritikat më të mëdha

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:21 08-10-2019 'S'dua ta përsëris', Eduart Grishaj: Arbana më bën kritikat më të mëdha

Mbrëmjen e kaluar, regjisori Eduart Grishaj prezantoi për të gjithë publikun premierën e filmit me metrazh të shkurtër 'Gjyshja'.

I ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Eduarti shprehu mirënjohje për të gjithë bashkëpunëtorët dhe miqtë që e kanë mbështetur, pasi suksesi i këtij projekti i jep më shumë vullnet për të ecur përpara.

Teksa Bieta nisi ta ngacmonte për deklaratën e mbrëmshme gjatë premierës, ku e cilësoi partneren e tij Arbana Osmani si gjënë më të mirë që ka, Grishaj preferoi të mos përsëriste fjalët, por theksoi se Arbana është edhe kritikuesja e tij më e madhe.

“Përvec asaj që kam thënë, se s’dua ta përsëris, Arbana është opozitarja ime më e madhe dhe ajo që bën kritikat më të mëdha. Normalisht është reciproke marrëdhënia e punës me Arbanën te kritikat ndaj njëri-tjetrit, ashtu sikurse bashkëpunimi që ne kemi te projektet që përkrahim njëri-tjetrin”, u shpreh ai.

Screenshot_9.jpg

Screenshot_11.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.090091943740845
array(1) { ["section"]=> string(74) "s-dua-ta-perseris-eduart-grishaj-arbana-me-ben-kritikat-me-te-medha-181282" }