'S'dua të flas për kushtet e Bundestagut', Soreca: Disa shtete po e diskutojnë ende hapjen e negociatave (MESAZHI PËR BASHËN)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:34 28-09-2019 'S'dua të flas për kushtet e Bundestagut', Soreca: Disa shtete po e diskutojnë ende hapjen e negociatave (MESAZHI PËR BASHËN)

Ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca ka folur në një konferencë për shtyp për "PO"-në dhe 9 kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman.

Soreca nuk pranoi të flasë për kushtet, ndërsa theksoi se disa shtet të tjera anëtare të BE nuk kanë vendosur akoma nëse Shqiopërisë do t'i celen apo jo negociatat.

“Jemi të kënaqur me rezolutën. Bundestagu me anë të kësaj rezolute njohu punën e bërë nga Shqipëria por gjithashtu ka identifikuar zonat ku duhet punuar dhe nuk do të flas për kushte të reja.

Gjermania është një vend i rëndësishëm për rolin që ajo luan, megjithatë janë edhe vendet e tjera që po finalizojnë vendimin e fundit. Vendimi i Bundestagut është një hap i rëndësishëm, por duhet të respektojmë edhe shtetet e tjera”, tha ndër të tjera Soreca, ndërsa dha dhe një mesazh për politikanët, teksa vlerësoi vendimin e Lulzim Bashës pë pjesëmarrjen e opozitës në tryezën e OSBE-së për Reformën Zgjedhore.

"Bundestagu i ka dhënë mandatin qeverisë të thotë po Shqipërisë për çeljen, nëse edhe shtet e tjera do të ndajnë këtë qëndrim në Këshill, këshilli do të marrë këtë vendim të rëndësishëm.

Nëse merret është një vendim i këshillit të BE-së por do të pasohet nga një konferencë ndërqeveritare ku be dhe Shqipëria do të ulen së bashku për çeljen zyrtare të negociatave,

Është kërkuar nga Bundestagu, që në periudhën mes vendimit të këshillit të BE-së dhe konferencës që mund të zgjasë 3-6 muaj, të bëhen dy gjëra.

Është çelja që do të ndodhë në këtë konferencë, çelja zyrtare. Kemi dhe disa elementë të tjerë që i gjejmë në rezolutën e Bundestagut, që janë quajtur kushte të përgjithshme, që duhen përmbushur pikërisht përpara hapjes së kapitujve të caktuar gjatë negociatave.

Unë mendoj që për ta çuar më tej përpara, duhet përkushtimi dhe angazhimi të gjitha palëve, kryeministrit, presidentit, shoqërisë civile, medias, kur të merret vendimi në tetor nga këshilli i BE-së të gjitha palët duhet të bëhen bashkë.

Unë dëshiroj se të gjitha palët do të ulen së bashku. Ne kemi mirëpritur vendimin e udhëheqësit të opozitës për tu bërë pjesë e tryezës së OSBE për reformën zgjedhore. Është një hap i mirë, një hap i parë. Të gjitha palët të kuptojnë që do duhet patjetër të bashkëpunojnë. Kur të merret vendimi, përgjegjësia është  përbashkët, prandaj duhet të ulen të zgjidhin problemet për shqiptarët. Reforma zgjedhore është një prej tyre, kjo çështje ka të bëjë me të qenit të bashkuar", theksoi ambasadori.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024033784866333
array(1) { ["section"]=> string(126) "s-dua-te-flas-per-kushtet-e-bundestagut-soreca-disa-shtete-po-e-diskutojne-ende-hapjen-e-negociatave-mesazhi-per-bashen-180072" }