S’duron më gazetari pas sekuestrimit të apartamenteve me vlerë 200 mijë euro: Jemi shtet kurvash

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:39 10-10-2017 S’duron më gazetari pas sekuestrimit të apartamenteve me vlerë 200 mijë euro: Jemi shtet kurvash

Disa ditë më parë Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar tre apartamente, që kapnin vlerën e tregut rreth 200 mijë euro.

Sipas burimeve nga prokuroria e Vlorës, apartamentet ishin në pronësi të një femre me iniciale E.R.Paraprakisht, gruaja mendohet se ka ushtruar aktivitet prostitucioni në Belgjikë dhe se pasuria e saj nuk justifikon burimet financiare.

Sakaq, lidhur me këtë çështje reagon gazetari Basir Çollaku.

“Jemi shtet kurvash”, shkruan gazetari ndërsa e argumenton të gjithën si më poshtë:

REAGIMI I PLOTË:

“Jemi Shtet kurvash...!!!!

Afro nje jave me pare, Prokuroria e Vlores sekuestroi 3 apartamente me vlere rreth 200 mije euro, te regjistruara ne emer te nje gruaje.. shtetases E. R e cila nuk i justifikon pasurite e vena. Akuza thote se kjo shtetase ka ushtruar aktivitetin kriminal te prostitucionit ne Belgjike.E thene shemtuar ka bere kurven per hesap te vet. Punet ligjore ne kete kahje jane te sterholluara, sepse ajo eshte veteshfrytezuar, per nje veper te komplikuar ne raporte morale aq edhe shoqerore, sigurisht dhe ligjore. Por shteti qe ben suksesin dhe triumfin me "kurven" (veteshfryyezuesen) eshte disi vete kurve ne raport me ligjin. Duke dashur te ofrojme leksikun si bosht kujtojme urtine e popullit se politika eshte kurve dhe bijte e saj kane ndopak aksione ne te. Atehere bijte e "kurves" politike, qeveritare, parlamentare, zyrtare drejtesie dhe administrate, nuk e justifikojne as çerekun e pasurive te tyre. Por shteti nuk mberrin te sekuestroje asgje. A kane shfrytezuar veten dhe te tjeret keto pasurimedhenjte tane duke u majmur jashte imagjinate, nga sa mundeson puna brenda ligjit per to. Nese do te jemi vertet korrekt me llojin e veprimit perfitues edhe kjo eshte mirrfilli nje pune kurvash. Madje shfrytezim ne rrethana renduese te pasurise publike dhe prones publike me shume se njehere.!!! Atehere prokuroria, perfaqesuesja e shtetit eshte treguar e padrejte me kurven qe eshte veteshfrytezuar ne Belgjike dhe frikacake ndaj kurvave veteshfrytezuese dhe shfrytezuese ne Shqiperi. Njeres asaj me te pamundures por dhe me te sinqertes ne ekstremin e pasigurise se jetes ia sekuestron prodhimin e lemerise trupore te punes si "kurve". Ndersa kurvave shfrytezuese te shtetit, kurvave shtetrore u rri perkulur e kurriz kthyer. Eshte sarkazem, por njera e njeh si pune, produktin e vesit, ndersa tjetra, ben vesin e kurves perditshmeri shtetrore... Madje u merr leje te ngreje e zbatoje ndonjehere ligjin..Ndaj sjellja e cila percakton njeriun ngjjashem percakton dhe shtetin..Keshtu gjendemi ne nje shtet kurvash..i cili ndeshkon nje "kurve" te vogel dhe ndeshkohet nga nje "kurve" e madhe (vetvetja)...Keshtu mbetemi ne udhe pa krye gjate....”

basiii.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028004884719849
array(1) { ["section"]=> string(101) "s-duron-me-gazetari-pas-sekuestrimit-te-apartamenteve-me-vlere-200-mije-euro-jemi-shtet-kurvash-95385" }