‘S’e takova dot”, Zhani Ciko rrëfen mes emocionesh bisedën e fundit me kompozitorin Avni Mula

Publikuar tek: aktualitet, më 23:02 29-10-2020 ‘S’e takova dot”, Zhani Ciko rrëfen mes emocionesh bisedën e fundit me kompozitorin Avni Mula Foto-Montazh

Bota e artit shqiptar mori një lajm të hidhur mbrëmjen e sotme.  

Kompozitori i njohur, Avni Mula u nda nga jeta në moshën 92-vjeçare, duke lënë pas vetëm historinë.

Të shumtë kanë qënë ata që kanë sjellë pjesëza kujtese me Mulën. Ndërkohë, kolegu i tij, Zhani Ciko ka rrëfyer se nuk ka arritur të realizojë një takim të fundit me Mulën, edhe pse e kishin programuar një gjë të tillë.

 “Një lajm i hidhur, pavarësisht nga mosha, duket i papritur sepse ndarja nga jeta e njerëzve të mëdhenj, janë gjithmonë të papritur. Kujtoj bisedën e fundit që mund të jetë para një jave dhe gjithmonë në këto kushte, në një takim që shpresonim të realizonim pas situatës së vështirë që po kalon njerëzimi. Mu duk e papritur që erdhi në këtë mënyrë. Avni Mula është njeri dinamik, e jetoi jetën e tij deri në momentin e fundit dhe shëndeti i tij çedoi dhe për familjarët që e kanë ndjekur nga afër. Edhe Avniu si babai si kolona e familjes ka merita të mëdha jo vetëm për kultivimin e vetes së tij si krijues që iu dedikua krijimtarisë artistike jo vetëm në gjininë e këngës por në të gjitha,”- tha Ciko në një lidhje telefonike me “FaxNews”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Me shpejtësi të lartë, ‘Ford-i‘ humbet kontrollin dhe përplaset me bordurën, shpëton mrekullisht e gjithë familja në Berat
‘Do të zgjedhim kush do të trajtohet’, Pipero justifikon Manastirliun: E keni nxjerrë nga konteksti, jap garanci personale se nuk do të ndodhë… »
Article Logic
Execution time: 0.011976003646851
array(1) { ["section"]=> string(97) "s-e-takova-dot-zhani-ciko-rrefen-mes-emocionesh-biseden-e-fundit-me-kompozitorin-avni-mula-225732" }