‘S’fole më për oligarkët se more vila në Lalëz dhe Rolling Hills', Basha i përgjigjet Veliajt: Gënjeshtra! (Çfarë paralajmëron për të hënën kreu i PD)

Publikuar tek: politike, më 12:42 17-10-2020 ‘S’fole më për oligarkët se more vila në Lalëz dhe Rolling Hills', Basha i përgjigjet Veliajt: Gënjeshtra! (Çfarë paralajmëron për të hënën kreu i PD) FotoMontazh: Basha - Veliaj

Kreu i PD Lulzim Basha i përgjigjet akuzave të kryebashkiakut Erion Veliaj se nuk ka folur më për oligarkët pasi ka marrë 4 vila, dy në Lalëz dhe dy në kompleksin Rolling Hills në periferi të Tiranës.

Basha i quajti akuzat shpifje për të hequr vëmendjen nga afera e inceneratorëve ku është kapur sipas tij Veliaj dhe Rama. Për këto deklarata që Basha i quajti shpifje, tha se janë depozituar në prokurori dy padi, ndërsa të hënën do depozitohet e treta.

“Për të tre gënjshtrat e vemjes që bën për të hequr vëmëendjen nga afera ku është kapur ai dhe shefi i tij, është dorëzuar padi penale në prokurori. Si për gënjeshtrën për vilat dhe si për gënjeshtrën për makiënë, është dorëzuar padia. Dhe ju infoermoj se të hënën do dorëzohet padia për shpifje për inceneratorët”, tha kreu i PD, i pyetur nga gazetarja Rovena Cerka.

Ndërkohë, kështu u shpreh Veliaj mëngjesin e sotëm për Bashën, përsa i përket vilave dhe brakstisjes së protestës së Astirit:

“Pse e la more, se ky tha që do tu sulemi qendrave tregtare. Ne e dimë që Tirana dy qendra tregtare ka, një pronar I ka. Pse e la ky? Aaaaa, pasi mori vilat në Valamar te Gjiri I Lalzit këta u bënë të mirë oligarkët. Po oligarku tjetër që thoshte “krimineli I Edi Ramës”, “oligarku I Edi Ramës”…Mori dy shtëpia në kohë pandemie kur të gjithë njerëzit o I humbën o u dëmtuan shtëpiat, ky u bë me katër vila. Duhet me fol me demokratët për këto gjëra, o miq o vëllezër..”, tha ndër të tjera Veliaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009091854095459
array(1) { ["section"]=> string(150) "s-fole-me-per-oligarket-se-more-vila-ne-lalez-dhe-rolling-hills-basha-i-pergjigjet-veliajt-genjeshtra-cfare-paralajmeron-per-te-henen-kreu-i-pd-224096" }